Këshillat e Bashkësisë Islame të Luginës, mbështesin Myftiun Tërnava

0
200

bashkesia_islame_kosovesPëmes njpë kumtese për medie, Këshilli i Bashkësisë Islame i Preshevës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Bujanocit reagojnë ndaj paraqitjes së Nexhmedin Saqipit në rrjetet sociale, mjetet e shkruara dhe elektronike gjoja si përfaqësues i besimtarëve të Luginës së Preshevës, si dhe ndaj deklarimeve të tij kundër Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava.

Lidhur me këtë, i bëjmë me dije mbarë opinionit shqiptar dhe më gjerë se Nexhmedin Saqipi është kryetar i vetëshpallur i një të ashtuquajturës Bashkësi Islame të cilën e ka krijuar vetë Nexhmedin Saqipi dhe se ai nuk përfaqëson askënd tjetër përveç vetes së tij dhe interesave të ngushta dhe meskine të tij.

Nexhmedin Saqipi në asnjë mënyrë dhe me asnjë të drejtë nuk përfaqëson besimtarët e Luginës së Preshevës dhe as institucionet fetare islame në Luginë.

Këshilli i Bashkësisë Islame i Preshevës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Bujanocit, janë të përfaqësuar në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në të gjitha instancat e tjera të këtij institucioni.

Prandaj, Këshilli i Bashkësisë Islame i Preshevës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Bujanocit edhe një herë deklarojnë se janë pjesë organike e institucioneve të Bashkësisë islame të Kosovës dhe se qëndrojnë pas vendimeve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj./Indeksonline/Besimtari.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here