Home Këshilla mjeksore Kërpudhat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D

Kërpudhat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës D

Konsumimi i kërpudhave mund të jetë njëjtë efikas ikur edhe konsumimi i suplementeve të vitaminës D, zbulojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët kanë bërë një studim në të cilin e kanë matur nivelin e vitaminës D në gjakun e pjesëmarrësve. Pas 12 javëve me konsumim të përditshëm të kërpudhave, niveli i vitaminës D është rritur dukshëm.

Gjatë ekspozimit në diell, kërpudhat fillojnë prodhimin e vitaminës D, ndërsa studimet e deritanishme kanë zbuluar që ekzistojnë shumë pak bimë me këtë karakteristikë.

Njeriu, në anën tjetër, gjatë ekspozimit në diell, prodhon vitaminën D3, e cila u rekomandohet të gjithë personave me mungesë të vitaminës D në organizëm. Megjithatë, studimet më të reja kanë dëshmuar se vitamina D2 është njëjtë efikase, në krahasim me vitaminën D3.

 

Previous article7 arsye të mira për ta konsumuar lulelakrën
Next articleUshqimet, të cilat largojnë lodhjen dhe dhurojnë energji