Ushqimet, të cilat largojnë lodhjen dhe dhurojnë energji

0
216

Mungesa e kaliumit, magnezit dhe hekurit shkakton plogështim të organizmit, por me përzgjedhjen e artikujve ushqimorë mund ta largoni lodhjen dhe të furnizoheni me energji

Spinaqi dhe farat e kungullit
Magnezi ngrit nivelin e energjisë, relakson muskujt dhe përmirëson gjumin. Nëse trupi ka mungesë të magnezit, shfaqet lodhja kronike. Zgjedhja më e mirë është spinaqi dhe farat e kungullit. Sasia e sugjeruar ditore për femra është 310 deri 320 miligramë, ndërsa për meshkuj nga 400 deri 420 miligramë.

Agrumet
Mungesa e vitaminave C po ashtu ndërlidhet me lodhjen. Kjo vitaminë përkujdeset për sistemin shëndetësor, me të cilin drejton adrenalina, përmirëson absorbimin e hekurit dhe parandalon infeksionet. Me këtë vitaminë më së shumti janë të pasura agrumet, si portokajtë dhe limoni. Sasia e sugjeruar në ditë është 75 miligramë për femra dhe 90 miligramë për meshkuj.

Drithërat
Karbohidratet janë burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Karbohidratet e thjeshta shpejt rrisin nivelin e sheqerit, por njëjtë edhe ulin nivelin e tij, që më pas shkakton lodhje. Burimi më i mirë janë drithërat, që janë zgjedhje ideale për kafjall, sepse atëherë nivelin i energjisë është më i ulët. Janë të pasura me vitamina B, që ndihmojnë në degradimin e karbohidrateve.

Mishi i kuq
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjë të përhershme të lodhjes dhe ndërlidhet me anemi. Zvogëlon furnizimin e trupit me oksigjen, prandaj edhe shfaqet lodhja kronike. Trupi për këtë arsye ka nevojë për këtë mineral, që e gjen te mishi i kuq. Magnezi po ashtu gjendet në bishtajore dhe perime me gjethe të gjelbra, por duhet ta kombinoni me agrume që janë të pasura me vitamina C. Sasia e preferuar në ditë është 8 miligramë.

Karotat
Beta-karotina, me të cilin është e pasur karota dhe spinaqi ndihmojnë në luftimin e lodhjes kronike. Ngrit nivelin e energjisë, pastaj forcon sistemin imun dhe parandalon infeksionet. Më së miri është të hani perime, të freskëta apo të gatuara në avull, sepse gjatë zierjes humbin shumë vitamina.

Avokado, banane dhe kunguj
Mungesa e kaliumit shkakton plogështi dhe lodhje të muskujve. Po ashtu, sa më e ulët që është sasia e kaliumit në organizëm, trupi do ta ketë më të vështirë ta absorbojë kalciumin, që ndikon në dobësimin e eshtrave. Burim i shkëlqyeshëm i kaliumit janë spinaqi, avokado, kungujt dhe bananet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here