Tërmet i fuqishëm në Vatikan

Tërmet i fuqishëm në Vatikan

termetPrifti pedofil trondit Vatikanin, akuzon 4 priftërinj të tjerë

Dridhet qyteti i Vatikanit, duke u bërë epiqendër tronditje, për shkak të fjalëve të ish priftit Patrizio Pozzi.

Ish- prifti i cili ka vuajtur 5 vite burg për pedofili, ka vendosur të flasë, pasi iu ndalua të kthehet në rangun e tij, shkruan noa.

Pozzi ka përmendur emra personash të përfshirë në skandal. Në regjistrin e të hetuarve bien në sy katër priftërinj, mes tyre një monsinjor, një sekretar, një peshkop si dhe një person tjetër që rekrutonte fëmijët.

Prokuroria e Romës, po verifikon akuzat e ish-priftit, ndërsa do thërrasë të dëshmojnë katër të implikuarit në abuzimet seksuale dhe përdhunim me të mitur.

Versioni i Pozzi, konfirmohet edhe nga një i ri, viktimë e abuzimeve, i cili pak kohë më parë shoqëroi në polici ish-priftin duke konfirmuar faktet.

Pozzi vendosi të flasë, pasi përfundoi dënimin, duke kërkuar të rikthehej në radhët e fesë.