Macet janë kafshët shtëpiake më të popullarizuara në botë.
Kjo mundë të jetë pasi macet posedojnë një pavarësi të mrekullueshme, duke kërkuar vetëm nevojat bazë siq janë ushqimi dhe strehimi për të jetuar kënaqshëm. Për dallim nga qentë të cilëve duhet dhënë dashuri të vazhdueshme dhe vëmëndje nga pronari i tyre, macet japin përshtypjen e fuqihme se janë të pavarura, duke marrë apo zgjedhur se kur ato kërkojnë apo dëshirojnë të japin dashuri. Prap se prap ato rezervojnë dhe hargjojnë pjesën më të madhe të kohës për rutinën e zakonshme në gjueti, eksplorim, gjumë dhe lojë.
Macet kalojnë orë të tëra duke u kujdesur për veten, dhe duke e mbajtur pastërtinëe tyre. Disa mace madje mundë të zhvillojnë një tipar obsesiv të pastrimit e quajtur alopecia psikogjene.
Në fushëbetejë, macet paraqesin agresion nëse ka ndonjë kërcënim për teritorin e tyre, duke e ngritur leshin në shpinën e tyre për tu dukur më të frikshme për kafshët e tjera. Vlerësohet se macet mbysin mesatarishtë 1-4 bilion zogj dhe 7-20 bilion gjitar në vit.
Interesante, mirëpo studimet e fundit kanë treguar se miqtë tanë të familjes na japin ne më shumë se vetëm një mbështetje emocionale. Macet e shtëpisë realishtë japin kontributin e tyre për një mirëqenie fizike më të mirë. Kur maceja gërrhet në një diapazon prej 20 – 140 Hertz, njerëzit në afërsi janë duke përfituar terapeutikishtë nga këto vibrime. Gërrhima është treguar se është në lidhshmëri me uljen e stresit, uljen e simptomeve të Dispnesë (vështirësi në frymëmarrje), me zvogëlimin e shanceve për sulm në zemër, dhe madje edhe në forcimin e kockave.
Terapia me kafshë shtëpiake dukshëm po zë vend në shumë komunitete shkencore, dhe bazuar në ëebsit-in e ”Animal Planet’s”, është një studim që tregon se pronarët e kafshëve shtëpiake jetojnë më gjatë se ata që nuk mbajnë të tilla.
Duket se kafshët tona kanë aftësinë që të na lirojnë ne nga problemet tona,apo të paktën na ndihmojnë që brengat tona të duken më pak të rëndësishme. Lidhja ndërmjet kafshëve shtëpiake dhe pronarit të tyre ndoshta nuk do kuptohet plotësishtë asnjëherë por është padyshim mirë ta dijmë se prania e një kafshe shtëpiake të mbuluar me qime mundë të na e shtojë jetën (pra të na e përmirësojë cilësinë e jetës).
Ndikimi i gërrhitjes së maceve ne shëndetin e njeriut:
Sekreti: Macet formojne vibracione përmes gerrhitjes në në një diapazon prej 20-140 Hertz, cë edhe njihet se është terapi mjëkësore për shume sëmundje.
1. Ulë stresin. Përkdhelja e një maceje që gerrhet qetëson nervat tuaj.
2. Gërrhama e maceve mundë të ulë simptomet e dispnesë (vështirësisë në frymëmarrje) në të dy palët , në mace dhe në njerëz.
3. Ulë tensionin e lartë të gjakut. Kjo ndodhe dukë luajtur me macen e cilla gerrhet dhe duke e degjuar zërin e gerrhitjes.
4. Shërimi i kockave. Frekuencat prej 25 dhe 50 janë më të mirat, dhe pastaj frekuencat 100 dhe 200 hertz janë të dytat sa i përkët ndikimit për kocka më të fuqishme.
5. Studimet e fundit kanë treguar se pronarët e maceve kanë 40{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} më pak rrezik për sulm në zemër pra infarkt.
6. Vibracionet e gerrhitjes ndihmojnë në shërimin e infeksioneve dhe në largimin e ajtjeve (edemave).
7. Shërimin e muskujve, tetivave dhe ligamenteve të dëmtuara. Vibracionet e këtilla janë gjithashtu të dobishme për shërimin e indeve të buta.
”Nëse ti vendos në një dhomë, një mace dhe një grumbull kocka të thyera,
kockat do shërohen e ngjiten”.
[Fjalë e urtë e vjetër veterinere]
Shiko këtu videon dhe degjo gërrhitjen e maces:
https://www.youtube.com/ëatch?v=IcDsqSC5Z-c
Burimi:
1. http://www.collective-evolution.com/2013/10/21/domestication-may-date-back-to-9000-bca-history-of-cats-how-they-can-assist-us-on-our-journey/
2. http://dailyinfographic.com/the-healing-power-of-cat-purrs-infographic
3. http://www.pawnation.com/2013/07/19/cats-purring-proven-to-help-human-health-in-numerous-ways/
Përktheu dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak, Preshevë.