A ka spinaqi hekur ?

0
606

Nje brez i tere i joni eshte rritur te besoje se spinaqi ka hekur, disa akoma besojne se fletet jeshile “te bejne te forte si hekuri”. Sa e vertete eshte kjo gje? Le te shohim faktet dhe perallat mbi spinaqin.

Sasia a hekurit ne spinaq

Nje sherbim spinaqi, 180g ka brenda 6.8mg hekur sasi kjo shume e madhe me te njejtin sherbim perimesh te tjera madje edhe me e madhe se sasia e hekurit tek mishi i nje hamburgeri (170g afersisht) i cili ka vetem 4.42mg.

Atehere spinaqi eshte me te vertet i pasur ne hekur?

Hekur ka, por ka nje problem, dhe ky problem i spinaqit qendron tek lloji i hekurit. Hekuri hyn ne gjak ne dy forma; hemo dhe jo hemo. Tek bimet, ndryshe nga produktet e mishit, lloji i hekurit eshte jo-hemo. Hekuri jo-hemo thithet shume ngadale nga trupi dhe kjo gje varet nga disa faktore.

Oksalatet

Ose acidi oksalik eshte nje substance qe lidhet me hekurin dhe e ben te paperdorshem nga trupi. Spinaqi eshte nje bime me nivele te larta acidi oksalik. Duke u lidhur me hekurin formon oksalat hekuri dhe ne kete menyre e nxjerr hekurin e spinaqit jashte loje. Nje diete e pasur me oksalate pakeson thithjen e hekurit dhe ne rastin e spinaqit 90% e tij del jashte me urinen. Oxlalatet jane nje prej shkaqeve te gureve te veshkave.

Kalciumi
Spinaqi eshte i pasur ne kalcium. Ashtu si dhe me hekurin oksalatet e tij ndikojne ne thithjen e kalciumit nga trupi. Per te bere nje krahasim, ne thithim 50% te kalciumit tek broccoli dhe vetem 5% te kalciumit tek spinaqi.

Atehere duhet te hame spinaq apo jo?

Ne qofte se ju pelqen spinaqi nuk duhet te hiqni dore. Spinaqi ka shume vlera ushqyese te tjera. Spinaqi ka vitamin K, vitamin A, manganese, magnez, hekur, vitamin C, vitamin B2, kalcium, kalium, dhe vitamin B6. Gjithashtu tek spinaqi gjenden baker, proteina, fosfor, zink dhe vitamin E. Per me teper eshte nje burim i acideve yndyrore omega-3, niacin, selenium si dhe ka fiber.

Spinaqi eshte i pasur me acid folik (B9) dhe per here te pare B9 eshte prodhuar prej spinaqit.

Ngrenia e spinaqit duhet shoqeruar me ushqime qe nxisin ose kompensojne nivelin e hekurit. Kjo gje behet duke ngrene ushqime te pasura me Vitamine C , fruta si puna e portokalles, luleshtrydheve.

Per te perfituar prej vlerave ushqyese te spinaqit rekomandohet gatimi ne avull sepse zjeria ul keto vlera. /shendetionline/