Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë të hipokrizisë (Nifakut)
1. Ibadetet e fshehta;
Ngase munafikët e adhurojnë Allahut vetëm atëherë kur janë në prezencë të njerëzve dhe kur shihen. Ata kështu i bëjnë adhurimet vetëm sa për sy e faqe. Ibadeti i fshehtë është demantues dhe shkatërrues i plotë kësaj cilësie te ulët ngase ndodh vetëm nën mbikqyrjen e Allahut dhe nën dijeninë e robit dhe Allahut. Kësaj i thonë pra sinqeritet dhe kjo është e kundërta e nifakut.
2. Përmendja e shumtë e Allahut;
Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përmendja e shumtë e Allahut është mbrojtje e sigurtë nga hipokrizia (nifaku) ngase hipokritët e përmendin vetëm pak Allahun (azze we xhel-l).
Allahu në Kur’an thotë:
“… Dhe nuk e përmendin Allahun vetëm se pak” (Nisa, 142)
Kab ibn Malik, radij Allahu anhu, thotë: “Ai që e përmend Allahun shumë është i ruajtur nga nifaku…”
Argumet pra për këto dy veprime është fjala e Allahut:
“Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm (me dembeli), duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë, sa për sy e faqe), e Allahun nuk e përmendin vetëm se pak herë.” (4:142)
Ngase në ajet gjejmë se ata i shfaqin veprat para njerëzve, kështu që ibadeti i fshehtë e demanton këtë dhe poashtu gjejmë se ata nuk e përmendin Allahun përveçse pak. Kuptimin e kundërt pra që e nxjerrim prej kësaj është se përmendja e shumtë e Allahut e çrrënjosë nifakun.
3. Falja e namazit me xhemat (duke arritur tekbirin fillestarë);
Ai që rregullisht kujdeset për namazin e tij duke arritur tekbirin e parë me Imam (për burrat) është i ruajtur nga nifaku. Dëshmi për këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Enesi, radij Allahu anhu, se i Dërguari, sal- Allahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kush falët dyzet ditë me xhemat duke arritur tekbirin fillestarë i shkruhet atij dy garantime, një garanti nga zjarri dhe një garanti nga hipokrizia (nifaku)”
[Tirmidhiu, Shejh Albani e kategorizon si të sakt]
Hoxhë Ardian Elezi