A ka qarë meleku i vdekjes?

0
318

Ai tregim është ky: Allahu i Lartësuar e pyeti Melekul Meutin (melekun e vdekjes): A nuk qave njëherë derisa ia more shpirtin një njeriu? -Njëherë kam qeshur, njëherë kam qarë dhe njëherë jam trishtuar – u përgjigj meleku.  -Çfarë të bëri të qeshësh? – e pyeti Allahu. -Bëhesha gati t’ia marr shpirtin njërit i cili i thoshte këpucëtarit:

M’i rregullo fort këpucët që t’i mbath një vit! E unë qesha dhe ia mora shpirtin ende para se t’i mbathë ato – u përgjigj meleku. -E çka të bëri të qash? – e pyeti Allahu. -Qava ndërsa më urdhërove t’i marr shpirtin një gruaje të cilën e gjeta në shkretëtirë të braktisur dhe po i jepte gji fëmijës. E prita derisa e mëkoi dhe ia mora shpirtin, por qava kur dëgjova britmën e fëmijës i cili mbeti i vetëm dhe për të nuk dinte askush – u përgjigj meleku. -Po çfarë ishte ajo që të trishtoi? – e pyeti Allahu. -Jam trishtuar ndërsa më urdhërove t’i marr shpirtin një burri të ditur, prej dijetarëve të mëdhenj.

Shihja një dritë që dilte nga dhoma e tij, sa më shumë afrohesha nga dhoma aq më shumë rritej drita për të zmbrapsur, aty u trishtova kur ia mora shpirtin – u përgjigj meleku. -A e di kush ishte ai burr? Ai ishte fëmija i asaj gruaje që ia more shpirtin dhe pastaj mbeti i vetëm në shkretëtirë. Unë u kujdesa për të dhe nuk e lash në dorë të askujt tjetër. Po ashtu ka një tregim që thotë se Meleku i Vdekjes edhe përpara se t’ia merr shpirtin Ibrahimit, alejhi selam. Mirëpo, këto dy tregime dhe çdo tregim tjetër me këtë përmbajtje duket të jenë tregime të përcjella nga fetë e tjera dhe nuk na lejohet t’i besojmë si hadithe të përcjella nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam, sepse asnjë nga këto nuk mund t’i gjesh në librat e Sunetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here