Ju këshilloj ta mësoni këtë ajet të begatë dhe të punoni me të!

0
211

Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!” (EL-ISRÂ’, 80).

Cili është sekreti i ndikimit të këtij ajeti? Një motër thotë: “Unë kur e them këtë ajet e them me besim të plotë dhe me bindje. Betohem në Allahun se ky ajet ka një ndikim të mahnitshëm. E si të mos ketë kur Kuran është i tëri mrekulli, shërim dhe mirësi?! Atë arrin ta kuptojë vetëm në njeri, të cilit Allahu i jep sukses dhe ia ka hapur zemrën që të meditojë rreth domethënieve të Kuranit dhe të veprojë sipas tij.

Që kur e mësova këtë ajet, unë lutem me të sa herë bëj të dal apo të hyj. Pasi bëj dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes sa herë që shkoj në ndonjë vend, në shkollë, në treg, a në një vend çfarëdo, kam zakon të lutem me këtë ajet. Falënderimi i qoftë Allahut, çdoherë gjërat më lehtësohen dhe kur e mendoj nuk kujtoj asgjë veç faktit që unë jam lutur me këtë ajet.Këtë gjë ia thashë babait dhe ai filloi të veprojë njëlloj si unë. E njëjta gjë ndodhi dhe me të, punët filluan t’i lehtësoheshin dhe ai më kujtonte gjithnjë në lutjet e tij.”

Ibn Kajjim el Xheuzije në lidhje me këtë ajet thotë: “Ky është një nga lutjet më të dobishme për besimtarin, pasi gjithnjë ai ose është duke hyrë ose është duke dalë nga diçka. Nëse hyrja e tij është me Allahun dhe për Allahun, atëherë besimtari ka hyrë apo ka dalë nga diçka që do të mbetet i kënaqur”. Ai që tregon rrugën për një vepër të mirë është sikur e ka vepruar atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here