Çfarë është Tejemumi dhe si të marrim Tejemum?

0
864

Tejemum quajmë fshirjen e fytyrës dhe të duarve me dhe të pastër, me qëllim pastrimi. Tejemumi bëhet në disa raste, prej tyre:

  1. Kur nuk kemi ujë;
  2. Kur nuk kemi mundësi ta përdorim ujin;
  3. Kur kemi frikë se përdorimi i ujit do të na bëjë dëm;

Mënyra e tejemumit

  1. Në fillim thua “bismil-lah”.
  2. Pastaj e godet tokën (dheun) me të dy duart një herë, pa marrë parasysh a i ke gishtat e duarve të ndarë a të bashkuar.
  3. Pas kësaj i fryn duarve për të pakuar pluhurin.
  4. Mandej e fshin me to fytyrën.
  5. Më pas e fshin shpinën e dorës së djathtë me shuplakë (pëllëmbë) të dorës së majtë.
  6. Pastaj e fshin shpinën e dorës së majtë me shuplakë të dorës së djathtë.

Ai që nuk gjen as ujë e as dhe:

Nëse ndokush nuk ka mundësi të përdorë as ujin e as dheun për ndonjë arsye, falet në gjendjen që është. Namazi i tij është në rregull dhe nuk duhet ta përsërisë.

Marrë nga libri “Et-tuhfe el-islamijje li talibi’l-hidaje er-rabbanijje” të autorëve Ibrahim El-Ued’an, Muhammed El-Ued’an dhe Abdurrahman El-Ued’an

Përktheu: Jusuf Kastrati