“Qytetarët serbë në komunat në veri duhet ta ndiejnë dhe ta kuptojnë Kosovën si shtet dhe atdhe të tyre. Ta ndiejnë se diversiteti kulturor, etnik dhe fetar është pasuri jona e përbashkët dhe ta kuptojnë se e ardhmja e tyre është brenda këtij shteti”, tha ajo duke folur shqip, për ta vazhduar mesazhin në gjuhën serbe.
“Për këtë, thërras qytetarët e komunitetit serb, posaçërisht ata që jetojnë në komunat në veri që të shohin nga e ardhmja e tyre së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës”, theksoi ajo.
“Atdheu juaj është Kosova, vendi i aspiratave dhe mundësive të mëdha. Atdheu juaj është Kosova, vendi i shpresës dhe përgjegjësive të përbashkëta. Ejani që ta ndërtojmë së bashku për mirëqenien tonë dhe për të ardhmen e sigurtë e më të mirë”, u shpreh Presidentja Jahjaga në gjuhën serbe, duke iu drejtuar komunitetit serb kosovar, veçmas në veri të Mitrovicës e të vendit.