DAVUTOLLU: REGJIMI SIRIAN, KËRCËNIM PËR FQINJËT

DAVUTOLLU: REGJIMI SIRIAN, KËRCËNIM PËR FQINJËT

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu tha sot në Marok se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të bëjë atë që i takon në lidhje me Sirinë.

Davutollu: Regjimi sirian, kërcënim për fqinjët

Shefi i diplomacisë turke nënvizoi se në përpjekjet diplomatike që bëhen për çështjen e Sirisë duhet krijuar një kalendar.

Ahmet Davutollu mori pjesë në mbledhjen e Grupit Miqtë e Popullit të Sirisë, që organizohet në qytetin Marakesh të Marokut.

Në fjalën që mbajti në këtë mbledhje Davutollu tha se regjimi sirian përbën kërcënim edhe për fqinjët e tij.

Dhe fqinjët po detyrohen gjithnjë e më shumë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur veten e tyre, theksoi Davutollu, ndërsa drejtoi pyetjen “çfarë pritet tani?”

Davutollu tha se ka ardhur koha që shoqëria ndërkombëtare të përmbushë përgjegjësitë e saj për Sirinë duke shtuar se hapi i parë për ta bërë këtë është njohja e Koalicionit Kombëtar Sirian.

Ministri Davutollu kërkoi krijimin e një kalendari për përpjekjet diplomatike, sidomos në lidhje me nismat e të dërguarit të përbashkët, Ahtar el-Ibrahimi, dhe theksoi se “nuk ka kohë për të humbur”.

“Populli i Sirisë duhet ta dijë që nuk është vetëm. Turqia është e gatshme të dërgojë ndihmat humanitare ne Siri në bashkëpunim me mekanizmat e Koalicionit Kombëtar Sirian”, bëri të ditur Davutollu.

Nga ana tjetër në komunikatën përfundimtare të mbledhjes u tha se përfaqësuesi legjitim i popullit të Sirisë është Koalicioni Kombëtar Sirian.

Gjithashtu nga mbledhja në fjalë erdhi përkrahje ndaj vendimit të NATO-s për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot në kufirin turko-sirian.