Ja si ka lindur magjia, dhe si ndikon ajo në ndarjen e bashkëshortëve

0
242

Në ditët e sotme një ndër tematikat që tërheq vëmendjen është magjia. Rreth kësaj çështje ka një mungesë të madhe informacioni saqë njerëz të ndryshëm e konsiderojnë atë një iluzion dhe jo një gjë reale. Por magjia ekziston dhe ajo është prezente! Thotë Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin famëlartë: “ Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk ia mësonin askujt (magjinë )para se t’i thoshnin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!” E, mësonin (njerzit) prej atyre dyve atë(magjini) me çka ndanin burrin prej gruas së vet.”

Hebrenjtë supozonin se All-llahu ia shpalli magjinë Sulejmanit a.s birit të Davudit përmes Xhibrilit dhe Mikalit. All-llahu ua hodhi poshtë këtë supozim, i përgënjeshtroi dhe e lajmëroi të dërguarin e Tij Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem] se Xhibrili dhe Mikaili nuk u dërguan me magji, po kështu pastroi Sulejmanin a.s (Solomonin) nga akuzat për magji duke ua bërë me dije se magjia ka qënë punë e djajve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here