Paramendo sikur i Dërguari, alejhi selam, të jetë mysafiri juaj

0
169

Paramendo, sikur pas pak do të hyjë në derën tënde Muhamedi, alejhi selam, për një vizitë të cilën nuk e ke pritur. Çka do të veproje në ato momente, ndërsa ai është më i miri i cili ka ecur mbi tokë, më i miri prej udhëheqësve të shtetit dhe ministrave të tyre, më i miri i mendimtarëve dhe gjenive të tyre. Ai është i dashuri i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, i cili të viziton në shtëpinë tënde.

Kujto tash, çka do të bësh o miskin-i mjerë?

A do të vraposh drejt derës, dhe loti i gëzimit takohet me buzëqeshjen në një vend që nuk mund të harrohet, duke thënë “i Dërguari i Allahut në shtëpinë time”, s’ka dyshim se kjo do të ishte dita më e lumtur në jetën time. Apo do të dridhej syri yt, dhe t’i thuash prit pak, që të marrësh kohë të fshehësh kasetat e këngëve, që në vend të tyre të vendosësh kasetat e Kur’anit, lutjeve dhe derseve islame. Gjithashtu a do t’i fshehësh videokasetat e pista, dhe a do t’i hedhësh fotot e këngëtarëve dhe valltareve që kanë mbuluar muret, dhe dollapët e librarisë tënde, me te cilat nuk është i kënaqur i Dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam?! A do të ishte koha e mjaftueshme që ta zgjasësh mjekrën tënde? ..dhe ta vendosësh misvakun afër brushës së dhëmbëve si respekt për sunetin e Muhamedit, alejhi selam, dhe përkushtimin tënd për atë.

Po ti motër çka mendon, si do ta presësh Të Dërguarin e Allahut, alejhi selam?! A do ta vendosësh mbulesën islame për të cilën ka vite që ti hamendesh për vendosjen e saj, dhe mendon se ajo është nënçmim për ty, apo do ta presësh me flokë të zbuluara, rroba të ngushta dhe me fytyrë të mbuluar me makijazhe? A do ta dinte nga dukja jote se zonja e shtëpisë është muslimane, apo do të dyshonte se ka trokitur në derën e një artiste evropiane që tek ajo nuk shihet asgjë nga të praktikuarit e Islamit? A do t’i respektosh prindërit para tij (Muhamedit, alejhi selam) dhe tu thuash fjalë të mira, e t’i thërrasësh me atë që ata dëshirojnë, dhe saherë që të urdhëron prindi për diçka do t’iu përgjigjesh? Apo do të sillesh me ata ashtu si je sjellë para vizitës së të Dërguarit, alejhi selam, duke iu bërtitur atyre, duke ua kthyer fjalën. Po ashtu, nuk respekton urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të tij.

Çka do ti thuash nëse të pyet për faljen e namazit të sabahut, për namazin me xhematë në xhami, për namazin e natës. E s’ka dyshim se kjo është prej gjërave me primare në jetën tënde, a s’është kështu?! Si do te ndihesh në atë moment? Do te ndihesh i turpëruar, i marruar, i mërzitur, apo te gjitha këto do ti mbulosh me një buzëqeshje të munafikut? Sikur ta dije ai, se ka muaj që nuk e ke falur sabahun, dhe po ashtu krenohesh në mesin e shokëve dhe moshatarëve tu, se nuk e ke lexuar Kura’nin një herë në jetën tënde. Çka do të thoshte i Dërguari? A do të thoshte se, ti je krenaria e Islamit dhe Muslimanëve, apo do t’i skuqej fytyra dhe do të largohej.

Çka do të bisedoje me Muhamedin, alejhi selam? Për plagët e muslimanëve dhe vuajtjeve që ata kanë në botë nga padrejtësia dhe gjenocidi, për shkencat e fesë, për historinë e muslimanëve, për rëndësinë e ngritjes së ummetit dhe zhvillimit të tij, fetarisht dhe botërisht, shkencërisht dhe praktikisht? Apo do ta njoftosh me shokun tënd këngëtar/e në Britani, për yllin e kinemasë Egjiptiane, tregimin e prerjes së flokëve të futbollistit Italian, kampionatin botëror dhe rezultatet e tij, për aventurat e tua në telefon, për llojet e alkoolit dhe pijeve dehëse, se si keni formuar grupin afër bar-it tuaj për degjenerimi, i cili është në kundërshtim me rrugën e Muhamedit, alejhi selam?!

A e paramendon qëndrimin tënd, o vëlla i dashur? Apo ti i lexon këta rreshta thjesht dhe blic?! A do të pendohesh për atë që të ka ikur? A ndihesh se vërtetë nuk je gati për një vizitë të shkurtër nga ana e Muhamedit, alejhi selam?!

Çka është puna jote që ke harruar se Allahu të shikon ditë e natë, syri i tij nuk flenë e as nuk të neglizhon. E shtrinë Allahu dorën e Tij natën që ta falë atë që ka bë mëkate ditën, dhe e shtrinë dorën e Tij natën që ta falë atë që ka bë mëkat natën. Në një të tretën e fundit të natës thotë: “A ka ndokush që pendohet e t’ia pranoj pendimin, a ka ndokush që kërkon falje – ta fali , dhe a ka ndokush që kërkon – T’i jap.

Ah, sa zemër-fortë që je dhe sa zemër-bosh, vrapon pas dunjasë e cila ikën nga ti. Ia kthen shpinën Allahut i cili ka hapur dyer e dyer që të pendohesh dhe të kërkosh falje.

Vëlla i dashur, vërtetë ti do ta kujtosh këtë shkrim ditën e gjykimit, e në atë kohë nuk do të jesh ndryshe përveçse njëri nga këta dy persona:

1. Njeri, që ke falënderuar Allahun për arritjen e këtij shkrimi dhe është bë shkak për ta ndryshuar jetën tënde.

2. Apo njeri, i cili s’është penduar fare, që i ka arritur ky shkrim dhe nuk ka vepruar sipas tij, kështu që do të jetë argument kundër tij para Allahut në ditën e gjykimit.

O vëlla, nxito dhe shpejto me pendim para se të bëhet vonë.

Allahu ka thënë: “Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh. Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre, e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar”. (Enbija 1)

Përktheu: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here