Ja pse duhet të flini me dyert mbyllur

0
256

Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që t’i ruajmë pasuritë tona nga shejtani duke i mbyllur dyert, duke i mbuluar enët dhe duke përmendur emrin e All-llahut; sepse këto i mbrojnë ato prej shejtanit. Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mbyllni dyert,
perrmendeni emrin e Allllahut, sepse shejtani nuk hapë nje derë të mbyllur dhe mbuloni tengjerët, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni enët tuaja, përmendni emrin e All-llahut, mbuloni ato qoftë edhe me diç të hollë dhe fikni llampat tuaja”.

Shejtani pinë ujë me njeriun nëse ai e pinë atë në këmbë. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e pa një njeri duke pirë në këmbë, e i tha: “Vjelle”. Ai tha: “Pse!” I tha: “A gëzohesh që me ty të pijë maca?” Tha: “Jo”. Tha: “Me ty ka pirë ai që është më i keq se maca, ai është shejtani”. Që ta përzesh shejtanin nga shtëpia, mos e harro përmendjen e All-llahut gjatë hyrjes në shtëpi, i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na udhëzoi në këtë kur tha: “Kur njeriu hynë në shtëpinë e tij dhe përmend All-llahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies së tij, thotë shejtani: Nuk ka qëndrim (bujtje) e as darkë për ju. E nëse ai gjatë hyrjes në shtëpi nuk e përmend All-llahun, thotë shejtani: E arritët fjetjën, e nëse nuk e përmend All-llahun edhe gjatë ushqimit të tij, ai thotë: E arritët fjetjën dhe e arritët darkën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here