Ja ku është dita e agjërimit më gjata dhe më e shkurta

0
238

Si çdo vit edhe këtë herë në pjesë të ndryshme të botës besimtarët do të agjërojë më gjatë se sa në disa pjesë të botës.
Dallimet nuk janë aspak të papërfillshme pasi, për shembull, në Norvegji, agjërohet 22 orë, ndërsa në Argjentinë vetëm 10 orë.

Qendra Ndërkombëtare Astronomike para fillimit të Ramazanit ka botuar një hartë të detajuar, e cila shpjegon gjatësinë e agjërimit në pjesë të ndryshme të botës gjatë muajit të Ramazanit të këtij viti duke vënë në dukje se besimtarët në pjesë të ndryshme të botës agjërojnë gati dy herë më gjatë se besimtarë në pjesë të tjera të botës.

Përndryshe, vlerësimet e ekspertëve të shquar është bërë për ditët në mes të Ramazanit, dhe ditët të tjera gjatë muajit nuk janë shumë të ndryshme.

Kështu në këtë vit banorët e hemisferës jugore agjërimi koha e agjërimit është dukshëm më e shkurtër se në hemisferën veriore, sepse në hemisferën jugore ndodhet stina e dimrit dhe kjo ëhstë arsyeja pse agjërimi zgjatë më e shkurtër.

Për shembull, Kili dhe Argjentina këtë vit do të jetë vendet me periudhën më të shkurtër të agjërimit në botë, rreth 10 orë në ditë. Kështu, për shembull, në qytetin Comodoro Rivadavia në Argjentinë agjërimi zgjat 10 orë dhe 30 minuta.

Koha e agjërimit rritet duke shkuar në veri, në mënyrë që shteti ishullor Komoret me periudhën më të shkurtër të agjërimit për rreth 12 orë në ditë, dhe pastaj vjen Somalia.

Në Gadishullin Arabik, kohë më të shkurtër të agjërimit është ajo e Jemenit, mandej ajo e pjesës jugore të Arabisë Saudite dhe Omani, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Bahreini, Kuvajti, ku agjërimi zgjat rreth 15 orë në ditë.

Duke shkuar kah veriu zgjatet koha e agjërimit, dhe besimtarët në Turqi agjërojnë rreth 17 orë, në vendet e Ballkanit 17-18 orë, në veri të Italisë 18, në pjesën qendrore të Francës 19, dhe në disa pjesë të Gjermanisë dhe deri në 20 orë.

Myslimanët të cilët jetojnë edhe më në veri ballafaqohen me një problem tjetër, i cili është se dielli nuk perëndon fare , dhe kjo është arsyeja pse këto zona duhet të bëjnë llogaritjet artificiale të gjatësisë së agjërimit gjatë muajit të Ramazanit.

Për shkak se është e pamundur për të agjëruar 24 orë, myslimanët në pjesët veriore të Norvegjisë do të orientohen drejt në pikën më të afërt gjeografike ku qartë është e përcaktuar ditë dhe natë.

Gjithashtu, një mënyrë tjetër është që të orientohen sipas zgjatjes së kohës së agjërimit të Mekës dhe Medinës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here