Ushqime që duhet t’i shmangni me stomakun bosh

0
191

Fillimi i ngrënies së mëngjesit është ide e zgjuar, dhe pothuajse të gjithë mjekët kanë rënë dakort se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Megjithatë, disa ushqime  nuk duhet t’i përkasin menusë së mëngjesit, dhe këtu përfshihet edhe Iftari për ata që agjërojnë.

– Pijet e paketura dhe me sheqer

Sheqernat shkaktojnë mpiksje të sheqerit në gjak, dhe nxitin dëshirën për ëmbëlsira. Plus, do të ndiheni të uritur më shpejt se sa mendoni.

– Domatet

Acidi tannic në domate krijon një mjedis acidik në trup, kështu që nuk duhet të konsumoni domate për mëngjes sepse shkakton urth dhe ulçër.

– Agrumet

Frutat agrume si: portokalli, qitro, mandarinat,etj.  mund të irritojnë stomakun dhe ezofagun.

– Kafeja

Kafeja me stomakun bosh nuk është mendim i mirë, kafeja menjëherë pas zgjimit nxit prodhimin e hormonit të quajtur kortizol, i cili gjithashtu quhet “hormon stresi”.
Kafeja është e këshillueshme gjithnjë pas ngrënies dhe vetëm kështu ajo është e dobishme për të mbajtur trupin në gadishmëri ndaj luftimit të helmeve që mund të shkaktojë ngrënia e ushqimit.

Shënim! Nuk këshillohen më shumë se 2-3 kafe në ditë.

LEXO GJITHASHTU

AGJËRIMI I SHËNDETSHËM

Ja çfarë duhet të konsumoni me stomakun bosh

– Drithërat e plotë; Janë të pasur me vitamina, proteina, hekur, acid folik, dhe sasi të lartë të vitaminës E. Një sasi e vogël e bukës së zezë plotëson marrjen e rekomanduar ditore.

– Qull nga mielli i misrit; Ky ju bën të ngopur, pastron trupin tuaj, dhe forcon mikroflorat në zorrët tuaja.

– Papaya; Papaja është e pasur me vitamina E dhe C, fibra, dhe papain. Papain është një enzimë që stimulon tretjen, dhe ajo ul gjithashtu rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

– Vezët; Vezët janë të mahnitshme, dhe ka kaq shumë mënyra për t’i ngrënë ato. Plus, ato do ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

– Farat; Ju duhen proteina dhe yndyrna të shëndetshme për të balancuar vlerat e pH në stomakun tuaj.

– Boronicat; Boronicat janë të ulëta në kalori dhe të larta në lëndë ushqyesve. Hulumtimet kanë treguar se boronicat rrisin kujtesën, normalozojnë presionin e gjakut, dhe përshpejtojë metabolizmin.

– Kosi; Kosi mbron shtresën e stomakut, dhe kështu neutralizon efektin negativ të acidit klorhidrik. Kosi është i pasur me vitamina, fibra, dhe ushqyes të tjerë. Ai rregullon kolesterolin, dhe përmirëson proceset metabolike në trup.

– Hurma arabe; Është e pasur me vitamina dhe minerale, lufton helmet dhe toksinat. Nëse hani vetëm tre kokrra në mëngjes, të shoqëruara me kos, do të ndieheni të ngopur për një kohë të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here