Çfarë ndodh ne netet e Ramazanit?

0
215

Në çdo ditë dhe natë të Ramazanit, Allahu çliron njerëz nga robëria e zjarrit dhe j’u siguron robëve të tij një dua të pranueshme.

Profeti alejhi selam thotë: “Allahu çdo ditë e natë gjatë Ramazanit çliron njerëz nga robëria dhe çdo mysliman ka një dua të pranueshme”. E transmeton imam Ahmedi dhe Bezari dhe e saktëson sheikh Shuajb El-Arnaut.

1- Njeriu që e mbush veten me gjynahe është bërë rob i zjarrit dhe çlirimi i tij është duke lënë të këqijat dhe duke bërë të mirat siç thotë profeti alejhi selam: “Namazi është dritë sadakaja është argument, durimi është ndriçim, kurani është argument për ty ose kundra teje. Çdo njeri ose blen veten e tij dhe e çliron atë ose e shkatërron” e transmeton Muslimi.

Pra, njeri duke kryer këto punë e blen veten e tij prej Allahut dhe e çliron atë e nëse nuk i kryen ia shet veten e tij shejtanit dhe e shkatërron atë.

2- Duaja e pranueshme e përmendur në këtë hadith është duaja e çeljes siç thotë profeti alejhi selam: “Tre vetave nuk u kthehen duatë mbrapsht: Prijësit të drejtë, agjëruesit kur çel dhe duaja e atij që i është bërë zullum” e transmeton Ibn Hibani dhe e saktëson sheikh Shuajb El-Arnaut.

Dr. Abdullah Nebolli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here