Hixhameja, mjekësi Profetike !

0
234
10403445_1425680384369093_9033180415473105983_n
Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike.

Disa hadithe për vlerën e hixhames.

1. Nga Enesi radi Allahu anhu transmetohet se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Kush dëshiron të bëjë hixhame le të kërkojë ditën e 17 ose 19 ose 21. Te mos e lejë njeriu t’i ndizet gjaku se po u ndez e vret njeriun”. Transmeton Ibn Maxheh dhe e saktësoi Albani nr 2808.

2. Transmeton gjithashtu Enesi radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Kur dikujt prej jush i ndizet gjaku le të bëjë hixhame sepse gjaku kur ndizet e vret njeriun”. Ndezja e gjakut mund të jetë në disa raste si psh rasti i tensionit të lartë. Shih librin Zinxhiri i Haditheve të sakta të Shejh Albanit 6/562.

3. Transmetohet nga Xhabiri radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Hixhamja është shërim”. Mut-tefekun Alejhi. 4. Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : “Hixhamja me barkun bosh është më e mirë. Ajo e shton mendjen dhe shton kujtesën”. Transmeton ibn Maxheh, hadithin e saktësoi Albani nr 2810.

Ajo kryhet në kohët e përcaktuara dmth më : 17 ose 19 ose 21 të çdo muaji hënor. Ditët e javës në të cilat bëhet hixhamja janë : E hëna, e marta dhe e enjtja. Vini re: Nëse përplaset data e përcaktuar me ditën e preferuar i jepet përparësi datës. Është e pëlqyeshme që të bëhet me barkun bosh dmth që të jesh disa orë pa ngrënë para hixhames e nuk dmth që ajo të kryeht vetëm në mëngjes sepse është transmetuar nga sahabet se ata e bënin hixhamen netët e Ramazanit.
Për raste të domosdoshme. Nuk ka asnjë lloj kushti por kryhet në çdo gjendje dhe kohë.

Vendet ku kryhet hixhameja :

1. Tek e buta e kokës (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël).

2. Maja e kokës, aty ku bashkohet kocka e parme me kockën e mbrapme të kokës.

3. Në dy anët e qafës.

4. Ndërmejt shpatullave.

5. Në kurrizin e këmbëve.

6. Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend)

7. Në fundin e kokës aty ku ndodhet një kockë pak e dalë. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibnul Kajimi në librin Zad El Mead ka thënë : Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë.

Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trurit kur kryhet (në këtë vend) jo në raste të domosdoshme se rasti i ndezjes së gjakut. Por kur kryhet në raste të domosdoshme ajo është e dobishme).

Dobitë e Hixhames

Ajo I shëron të gjitha sëmundjet sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka treguar këtë dhe ka thënë se ajo është shërim. Ajo mund të kryhet për burrat gratë dhe fëmijët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here