Gjethet sidrit ose Sidër i bluar, dobitë shëndetësore

0
316
Transmetohet në një hadith të cilin e kanë transmetuar gjashtë muhadithet (dijetarët e hadithit) dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) se i derguari i Allahut Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë:
”Lahuni me ujë, e sidër. Nuk ka asgjë më të mirë për larjen e kokës se lëngu i zier i sidrit.”senna

Thotë Imam Dhehebiu: larja (bërja dush) me sidër i bën dobi kokës dhe largon temperaturën.
Sidri dhe gjethja e tij janë ilaçe efektive dhe kanë dobi të çuditshme dhe gjurmlënëse kundra xhindëve, magjisë, syrit të keq, gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore.

Sidri dhe gjethja e tij në shumicën e rasteve përdoret si rukje Islame (këndim Kurani dhe dua profetike si ilaç).Ndër dobitë e tjera të gjethes së sidrit janë: – ndihmon të sëmurët në frymarrje, – është efektive kundra kapsllëkut,- lufton sëmundjet e mushkërive, – pastron zorrët,- pastron lukthin, – largon mërzinë, – pasrton gjakun, – është i dobishëm për mestruacionet e grave, – qetëson dhimbjet e kokës, – ul temperaturën e trupit, – forcon rrënjën e flokut, – qetëson dhimbjet e plagëve dhe plagosjeve, – largon erën e rëndë e cila ndodhet në trup dhe lëkurë, – pastron trupin nga helmet, – eliminon zbokthin nga flokët, – përdoret për personat të cilët kanë dhembje në kocka dhe krisje në to, – pastron stomakun, – aktivizon organet e trupit, – kundra depresionit dhe gjëndjes së keqe shpirtërore.

”*Njëra prej mënyrave të trajtimit të magjisë me fleta të sidrit është ashtu që merren 7 fleta të thata sidri të cilat bluhen me ndonje mjet te caktuar, kjo vendoset në një enë ku i hudhet ujë mjaftueshëm sa për tu larë. Këtij uji pastaj i këndohen ajetul Kursij, ajetul Ihlas, ajetul Felek dhe Nas, dhe disa ajete të tjera të cilat kanë efekt për mënjanimin e efektit të magjisë, nga surja Araf, Junus dhe Ta Ha dhe këtë këndim mundë ta bëni vetvetiu apo me ndihmën e dikuj tjetër dhe kjo do jetë me dobi inshaAllah.” 

*Shejh bin Baz vellimi 11 faqja 37.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here