Histori, shkencë dhe qytetërim: si e ndryshuan botën shpikësit muslimanë

0
189

Paul Valley, ka renditur 20 shpikjet më me ndikim, duke identifikuar kështu edhe gjenitë që qëndrojnë prapa tyre.

1. Tregohet se një arab me emrin Halid po ruante dhitë e tij në rajonin e Kaffas në Etiopinë Jugore, kur papritur vëren se kafshët e tij qenë bërë më energjike pasi kishin hëngër disa lloj kokrrash. Më pas ai i zjeu kokrrat për të përgatitur kështu kafen e parë. Nga shënimet e para rreth kësaj pije mësojmë se ajo eksportohej prej Etiopisë në Jemen ku konsumohej nga sufistët të cilit kishin nevojë që të rrinin zgjuar gjatë natës për tu lutur nëpër raste të caktuara. Ka fundi i shekullit XV kafeja mbërrin në Meke dhe Turqi prej nga bën rrugën drejt Venedikut më 1645. Në Angli do të sillej më 1650 nga një Turk i quajtur Pasqua Rosee i cili hap kafenenë e parë në Lombard Street të Londrës. Kahwa arabe u bë kahve turke pastaj caffé italiane dhe në fund coffee angleze.

2. Grekët e vjetër mendonin se ne mund të shohim vetëm atëherë kur rrezet e diellit ndeshen me sytë tonë. Njeriu i parë i cili realizoi se drita në fakt depërton në sy, në vend se të reflektohet nga syri, qe matematikani, astronomi, dhe fizikani musliman i shekullit të XX, Ibn Haithem. Ai shpiku aparatin e parë fotografik kur vërejti se si drita depërton përmes një vrime në kanatin e dritares. Duke e bazuar në faktin se sa më e vogël vrima, aq më e mirë fotografia, ai punon për të sjellë aparatin e parë të njohur si Camera Obscura (nga fjala arabe kamara që do të thotë dhomë e errët apo private). Ai gjithashtu njihet si njeriu i parë i cili transferoi fizikën prej një aktiviteti filozofikë në atë eksperimental.

3. Një lloj shahu ishte luajtur në Indinë e lashtë, por loja të cilën ne e njohim sot vjen nga Persia. Prej atje ishte përhapur drejt perëndimit në Evropë – për tu sjellë në Spanjë në shekullin e X nga Mursët – dhe drejt lindjes deri në Japoni.

4. Një poet, astronom, muzikant, dhe inxhinier musliman i quajtur Abbas ibn Firnas, një mijë vjet para vëllezërve Rajt kishte bërë përpjekje të pa reshtura për të konstruktuar një makinë fluturuese. Më 852 ai kërcen nga minarja e Xhamisë së Madhe të Kordobës duke përdorur një pelerinë të lëshuar të kapur në krahë të drunjtë. Shpreson të rrëshqas lehtas si zog, por nuk ia del dot. Megjithatë pelerina ia ngadalëson rënien, duke krijuar kështu atë që mendohet të jetë parashuta e parë, kurse vet mbetet me ca plagë të vogla. Më 875, në moshën 70 vjeçare, pasi kishte përsosur një makinë, me mëndafsh dhe puplave të shqiponjës ai provon përsëri, kësaj radhe duke kërcyer nga maja e një bjeshke. Fluturon në lartësi duke qëndruar në ajër për dhjetë minuta por përplaset gjatë zbritjes – duke konkluduar, saktësisht, se shkak i përplasjes qe mosvënia e një bishti makinës së tij që ta ngadalësonte zbritjen. Sot aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit si dhe një krater në Hënë janë të emëruar sipas tij.

5. Larja dhe pastrimi janë obligime fetare për muslimanët, arsye kjo që si duket i shtyri ata të përsosin recetën për sapunin të cilin edhe sot e përdorim. Edhe egjiptianët e lashtë posedonin një lloj sapuni, sikurse që kishin edhe romakët të cilët e përdorin më shumë si pomadë. Por qenë arabët ata që kombinuan lëngun e bimëve me hidroksid sodiumi dhe elemente tjera aromatike siç është vaji i trumzës. Një nga tiparet neveritëse të Kryqtarëve, që diktohej nga hunda e arabëve, ishte fakti se ata nuk pastroheshin. Shamponi në Angli është sjellë nga një musliman i cili më 1759 kishte hapur një banjë me avull në bregdetin e Grighton-it për tu emëruar më vonë mjeshtër i shamponit në oborrin e mbretërit George IV dhe Williami IV.

6. Distilimi, metoda e ndarjes së lëngjeve nga mbeturinat gjatë zierjes, është zbuluar rreth vitit 800 nga shkencëtari më i shquar i Islamit, Xhabir ibn Hajjan, i cili transformoi alkiminë në kimi, duke shpikur gjithashtu edhe shumë nga aparatet dhe metodat bazë akoma në përdorim sot si – lëngëzimin, kristalizimin, distilimin, pastrimin, oksidimin, tretjen dhe filtrimin. Përveç kësaj, ai gjithashtu kishe zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik, dhe me anë të shpikjes së aparatit distilues, ai kishte arritur t’i jep botës ujë trëndafili si dhe parfume tjera me përbërje alkooli (megjithatë konsumimi i tyre është i ndaluar sipas Islamit). Ibn Hajjan vuri në dukje eksperimentimin sistematik dhe ishe themeluese i kimisë moderne.

7. Një nga shpikjet më të rëndësishme mekanike në historinë e njerëzimit, aparati për të ngritur ujin nga poshtë lart, është fryt i punës së një inxhinieri të zgjuar muslimanë i quajtur el-Xhazari. Libri i tij i vitit 1206 Libri i njohurisë mbi aparatet e holla mekanike, tregon se ai gjithashtu kishte shpikur apo përpunuar përdorimin e valvulave dhe pistonave, sajoi disa nga orët e para mekanike që lëviznin me ujë dhe peshë dhe ishte babai i robotëve. Në mesin e 50 shpikjeve tjera të tija, është edhe brava me kod.

8. Qepja nën astar do të thotë lidhja e dy shtresave të pëlhurës me një shtresë izoluese në mes. Nuk është e çartë nëse ishte zbuluar në botën muslimane apo ishte importuar atje nga India dhe Kina. Por është e sigurt se në Perëndim kishte ardhur përmes Kryqtarëve. Ata e panë atë që përdorej nga luftëtarët Saraçin, të cilët bartnin këmisha të qepura e të ngjyrosura të mbushura me kashtë në vend të parzmoreve. Këto këmisha shërbenin edhe si mbrojtëse, madje më efektive krahasuar me parzmoret e metalta e të rënda të Kryqtarëve.

9. Harku i mprehtë, karakteristikë e katedraleve Gotike të Evropës ishte një shpikje e marrë nga arkitektura Islame. Ishte shumë më i fortë se sa harku i rrumbullakët i përdorur nga Romakët dhe Normanët, gjë që lejonte ndërtimin e ndërtesave më të mëdha, më të larta, më komplekse dhe më grandioze. Huazime tjera nga gjenitë muslimanë përfshinë edhe kubet e hullizuara, dritaret në stil trëndafili dhe teknikat për ndërtimin e kubeve. Kështjellat evropiane gjithashtu ishin një përshtatje e atyre të Botës Islame- me të qara si shigjetë, mur mbrojtës me frëngji, fortifikatë dhe parapet. Arkitekti i kështjellës së Henri të V-të ishte musliman.

10. Dizajni i shumë instrumente moderne kirurgjike është i njëjtë me ato të sajuara në shekullin e XX nga një kirurg musliman i quajtur el-Zahrawi. Skalpetat e tij, sharra për eshtra, pincetat, gërshërët e vogla për operimin e syve dhe shumë nga 200 instrumentet të cilat ai i kishte sajuar, sot janë të njohura për kirurgun modern. Ai ishte që zbuloi se fijet që përdorën për qepje të brendshme treten vetvetiu (zbulim ky që vërtetoi kur majmuni i tij kishte ngrënë telat e lahutës së tij). Në shekullin e XIII, një mjek tjetër musliman i quajtur Ibn Nafis, përshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vjet para se William Harvey ta zbulonte këtë. Mjekët muslimanë gjithashtu shpikën mjete anestezike nga përzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilpëra më zgavra për të thithur perden e syve, një teknik kjo edhe sot në përdorim.

11. Mulliri me erë ishte shpikur më 634 për një kalif Persian dhe ishte përdorur për të bluar drithë dhe tërheq ujë për vaditje. Në shkretëtirat e gjera të Arabisë, kur përrenjtë sezonal thaheshin, i vetmi burim i energjisë mbetej era që frynte me muaj nga një drejtim. Mullinjtë kishin gjashtë apo dymbëdhjetë fleta të veshura me pëlhurë apo gjethe palme. Kjo ishte 500 vjet përpara se mulliri i parë me erë të dukej në Evropë.

12. Metoda e vaksinimit nuk është shpikur nga Jenner dhe Pasteur por ishte sajuar në botën Muslimane dhe ishte sjellë në Evropë nga Turqia nga bashkëshortja e ambasadorit Anglez në Stamboll më 1724. Fëmijët në Turqi ishin vaksinuar për të luftuar linë të paktën 50 vjet para se Perëndimi ta zbulonte atë.

13. Stilografi ishte shpikur për Sulltanin e Egjiptit më 953, pasi kishte kërkuar një stilolaps i cili nuk do t’ia njolloste duart apo rrobat. Ky stilograf ruante ngjyrën në një rezervuar, dhe sikurse stilolapsat modern, kalonte ngjyrën në maje me një aksion kombinues të gravitetit dhe kapilarit.

14. Sistemi i numërimit i cili përdoret anekënd botës për nga origjina me sa duket është nga India por stili i shifrave është Arab dhe për herë të parë u duk në botim në veprat e matematikanëve si El-Kawarizmi dhe El-Kindi rreth vitit 825. Algjebra është quajtur për nder të librit të El-Hawarizmit, Al-jabr wa-al-Muqabilah, shumë nga përmbajtja e së cilës akoma është në përdorim. Veprat e dijetarëve Muslimanë të matematikës u importuan në Evropë 300 vjet me vonë nga matematikanit italian Fibonacci. Algoritmet si dhe teoria e trigonometrisë vijnë nga bota muslimane. Zbulimet e E-Kindit rreth zbërthimit të frekuencave, bënë gjithë kodet e botës antike të shpjegueshme, duke krijuar kështu bazat e kriptologjisë moderne.

15. Ali ibn Nafi, i njohur me nofkën Zirjab (Zogu i zi) erdhi nga Iraku në Kordobë në shekullin e nëntë duke sjellë me vete konceptin e ushqimit me tre pjata- supë, pastaj peshk apo mish dhe në fund frute dhe arrë. Ai po ashtu paraqiti gotat e kristalta (të cilat ishin shpikur pas eksperimenteve me gurë të kristaltë nga Abbas Ibn Firnas – shih nr. 4 )

16. Qilimat konsideroheshin si pjesë e Parajsës nga Muslimanët e mesjetës, duke iu falënderuar metodave të avancuara të endjes që kishin, ngjyrave, sensit për dizajn si dhe arabeskave të cilat ishin bazë e artit Islam. Për krahasim, dyshemetë e Evropës ishin prej dheu deri sa qilimat Arabe e Persian u paraqiten.

17. Çeku modern vjen nga fjala arabe saqq, një përbetim i shkruar për ta paguar mallin kur ai të jetë shpërndarë, për t’iu shmangur kështu bartjes së parave nëpër terrene të rrezikshme. Në shekullin e IX, një biznesmen musliman ka mundur të kthej në para në Kinë një çek të lëshuar në Bagdad.

18. Në shekullin e IX, për shumë shkencëtar muslimanë forma sferike e tokës ishte një e vërtetë e pa diskutueshme. Argument për këtë, thotë Ibn Hazm, ‘është se Dielli gjithnjë është në pozitë vertikale nga cilado pikë të Tokës’. Kjo ishte 500 vjet para se Galileo të realizonte këtë. Kalkulimet e astronomëve muslimanë ishin aq të përpikta sa që në shek. IX ata llogaritnin se perimetri i Tokës është 40,253 km – më pak se 200 km të pa saktë. Shkencëtari El-Idris, më 1139 i pat ofruar globin e botës oborrit të Mbretit Roger të Sicilisë.

19. Megjithëse kinezët kishin shpikur barutin salpetër të cilin e përdornin për fishekzjarrë, ishin arabët ata që e përpunuan atë, ku bashkë me nitrat kaliumi, e përdornin për nevoja ushtarake. Pajisjet ndezëse të muslimanëve i patën futur tmerrin Kryqtarëve. Në shekullin e XV ata veç kishin shpikur një raketë, të cilën e quajtën ‘vezë vetë lëvizëse dhe djegëse’, dhe një torpedo – një lloj bombe me një shtizë në majë e cila ngulej në anijen e armikut për të eksploduar më pas.

20. Evropa mesjetare kishte kuzhinë dhe kopsht me barishte, por ishin arabët ata të cilët zhvilluan idenë e kopshtit si një vend të bukurisë dhe meditimit. Kopshtet e bukura mbretërore për herë të parë në Evropë u hapën në Spanjën e muslimanëve të shek. XIX. Ndër lulet të cilat e kanë origjinën në kopshtet e muslimanëve është edhe karafili dhe tulipani./KohaIslame

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here