FJALA E VËRTETË TEK SUNDIMTARI TIRAN

0
565
Taking an autumn stroll filled with fallen leaves from sugar maples in Northern Minnesota.

Haxh-xhaxhi e kishte thirrur Seid Bin Xhubejrin…dhe i kishte thënë: Ti je Shekijj Bin Kesir (i mjeri, i biri i te dërrmuarit)?

Seidi: , unë jam Seid Bin Xhubejr.

Haxh-xhaxhi: Jo, por ti Shekijj Bin Kesiri.

Seidi: Nena ime e di me mire emrin tim se sa ti!

Haxh-xhaxhi: I mjere je ti dhe nena jote!

Seidi: Te fshehtën (gajbin) nuk e di kush pos Allahut, subhanehu ve teala.

Haxh-xhaxhi: Dynjanë (jetën) do ta zëvendësoje me zjarre, qe flakëron…

Seidi: Po ta dija se kjo është ne dorën tende, do te konsideroja zot.

Haxh-xhaxhi: çfarë thua për Muhammedin, Alejhi selam?

Seidi: Pejgamber i mëshirës dhe imam (prijës) i te udhëzuarve.

Haxh-xhaxhi: çfarë thua për Ebu Bekrin?

Seidi: Siddiku (i sinqerti), halife i Pejgamberit, Alejhi selam,. Ka jetuar i lumtur, shkoi i lavdëruar sipas traditës se Pejgamberit, Alejhi selam; nuk ka ndryshuar dhe as zëvendësuar asgjë (prej feje).

Haxh-xhaxhi: çfarë thua per Omerin?

Seidi: I zgjedhuri i Allahut, subhanehu ve teala dhe i zgjedhuri i te dërguarit te Tij. Shkoi (vdiq) duke qene ne traditën e dy shokëve te tij (Muhammedit,Alejhi selam dhe Ebu Bekrit); nuk ka ndryshuar dhe as zëvendësuar asgjë prej kësaj feje.

Haxh-xhaxhi: çfarë thua për Uthmanin?

Seidi: I mbytur padrejtësisht, ndihmuesi ushtrisë ne kohet e vështira, blerësi i shtëpisë se tij ne Xhennet (me vepra te mira), burri i dy vajzave te Pejgamberit, Alejhi selam.

Haxh-xhaxhi: çfarë thua per Alin?

Seidi: Djali i axhës se Pejgamberit, Alejhi selam, i pari qe pranoi Islamin, burri i Fatimes, vajzës se Pejgamberit, Alejhi selam, dhe babai i Hasanit e Husejnit, dy sheqerkave te Pejgamberit, Alejhi selam.

Haxh-xhaxhi: çfarë thua për Muaviun?

Seidi: Vetja ime me ka preokupuar nga marrja me punët e te tjerëve!

Haxh-xhaxhi: çfarë thua për mua?

Seidi: Ti e njeh veten tende me mire.

Haxh-xhaxhi: Shpërndaje diturinë tende (fole te vërtetën)!

Seidi: Atëherë kjo te shqetëson e nuk te gëzon.

Haxh-xhaxhi: Fol!

Seidi: Me liro atëherë.

Haxh-xhaxhi: Allahu mos me falte nëse unë te fal (liroj) ty!

Seidi: Unë e di se ti nuk e respekton librin e Allahut, subhanehu ve teala dhe se je duke bere disa gjera, me te cilat dëshiron te fitosh frikerespekt ndërsa ato (gjera) te dërgojnë ne shkatërrim dhe se nesër do te dalësh para Allahut andaj dije këtë!

Haxh-xhaxhi: Pasha Allahun! Unë do te mbys me një mbytje, me te cilën nuk e kam mbytur askënd me pare dhe nuk do ta mbys askënd pas teje me te tille!

Seidi: Atëherë çka? Ti mua ma shkatërron jetën e kësaj dynjaje ndërsa unë ta shkatërrojë ty jetën e ahiretit.

Haxh-xhaxhi: O Djalosh! Sille shpatën dhe qilimin e lëkurës.

Kur djaloshi shkoi t’i sillte, Seidi qeshi…

Haxh-xhaxhi: Jam informuar se ti nuk qesh, andaj çfarë te beri te qeshesh tani kur do te vdesësh?!

Seidi: Jam çuditur nga guximeria jote ndaj (mospërfilljes se urdhrave te) Allahut dhe butësinë e Allahut ndaj teje!

Pasi qe e sollën shpatën dhe qilimin, Haxh-xhaxhi urdhëroi te mbytej. Seidi u drejtua kah kibleja dhe tha: Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!”. (En’am, 79)

Haxh-xhaxhi: Kthejeni ne drejtim te kundërt me kiblen.

Seidi: “dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut”. (Bekare, 115)

Haxh-xhaxhi: Shtrijeni për toke!

Seidi: Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë”. (Taha, 55)

Haxh-xhaxhi: Thereni armikun e Allahut!

Seidi tha dy shehadetet dhe tha: Merre prej meje qe te me takosh ne Ditën e Gjykimit! O Zoti im! Mos ia mundëso ta mbysë me askënd pas meje!

Pas këtij rasti, Haxh-xhaxhi kishte jetuar vetëm 15 net. Brejtësit e kishin sulmuar ne bark dhe gjate tere ditëve te mbetura te jetës se tij thërriste: çfarë kam unë dhe Seidi… çfarë kam unë dhe Seid Bin Xhubejri? Sa here qe dua te flejë me kap për këmbë…!

Marrë nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I’tisam, Kajro, f:27-29

Përktheu ne shqip: Sedat Gani Islami

30 dhjetor 2005, e premte,

Brunei Darussalam

Source link