Feja jonë islame ka 33 kushte bazë e ato janë:
6 të imanit (besimit), 5 të islamit, 4 të abdesit,
3 të guslit, 3 të tejemmumit, 12 të namazit
E dimë se…
– Zoti ynë është All-llahu xh.sh. (xhel-le shanuhu)
– Feja jonë është Islami
– Libri ynë është Kur’ani a.sh. (adhimush-shan)
– Kibla jonë është Qabja
– Pejgamberi ynë është Muhammedi a.s.
– Jemi pasardhës të Muhammedit a.s. (alejhis-selam)
– Pra, jemi besimtarë muslimanë, el-hamdu lil-lah…
6 kushtet e imanit (besimit)
1. Besimi në All-llahun Një
2. Besimi në melaqet e All-llahut
3. Besimi në librat e All-llahut
4. Besimi në pejgamberët e All-llahut
5. Besimi në ringjalljen pas vdekjes
6. Besimi në kadan dhe kaderin (vendimin dhe caktimin) e All-llahut.
5 kushtet e islamit
1. Shqiptimi i shehadetit
2. Falja e namazit
3. Dhënia e zekatit
4. Agjërimi i Ramazanit
5. Shkuarja në haxh.
4 kushtet e abdesit
1. Larja e fytyrës
2. Larja e krahëve deri mbi bërryl
3. Fërkimi i kokës (mes’h)
4. Larja e këmbëve deri mbi nyje.
3 kushtet e guslit
1. Shpëlarja e gojës
2. Shpëlarja e hundës
3. Larja e tërë trupit
3 kushtet e tejemmumit
1. Vendosja (bërja e nijetit)
2. Lëshimi i shuplakave në dhe të pastër dhe fërkimi i fytyrës
3. Përsëri lëshimi i duarve në dhe të pastër dhe me dorën e majtë e fërkojmë krahun e djathtë, kurse me të djathtën krahun e majtë (1 herë).
12 kushtet e namazit
6 para namazit
1. Marrja e abdestit
2. Të jetë i pastër trupi, rrobat dhe vendi ku do të falemi
3. Të mbulohet aureti (për meshkujt prej kërthize e deri nën gjunjë, ndërsa për femrat tërë trupi përveç fytyrës dhe duarve)
4. Drejtimi kah Kibla
5. Namazi të kryhet në kohën e caktuar
6. Vendosja për faljen e namazit.
6 pasi të hymë në namaz
1. Tekbiri fillestar
2. Qëndrimi në këmbë
3. Leximi i Kur’anit
4. Përkulja në ruku
5. Lëshimi në sexhde
6. Qëndrimi ulur në fund të namazit.
5 namazet e ditës dhe rekatet e tyre
1. Namazi i sabahut ka 4 rekate: 2 sunnet dhe 2 farz
2. Namazi i drekës ka 10 rekate: 4 sunnet, 4 farz dhe 2 sunnet të fundit
3. Namazi i ikindisë ka 8 rekate: 4 sunnet dhe 4 farz
4. Namazi i akshamit ka 5 rekate: 3 farz dhe 2 sunnet
5. Namazi i jacisë ka 13 rekate: 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet të fundit dhe 3 namazi i vitrit.
4 melekët e mëdhenj
– Xhibrili – sjell shpalljet
– Mikaili – sjell rizkun
– Azraili – merr shpirtërat
– Israfili – i frynë “surit” Ditën e Kijametit dhe të Ringjalljes
4 librat e mëdhenj
– Tevrati – i zbriti Musait a.s.
– Zeburi – i zbriti Davudit a.s.
– Inxhili – i zbriti Isait a.s.
– Kur’ani – i zbriti Muhammedit a.s.