Fakte për ata që duan të besojnë! Në Bibël përmendet ardhja e profetit të fundit, Muhammedit alejhi selam

0
551

Zoti i Gjithësisë dërgoi në tokë profetët për të përcjellë mesazhin hyjnor. Me ardhjen e profetëve kanë zbritur edhe librat e shenjtë siç kanë qënë: Teurati (at-Tawrāt), i zbritur Musait a.s  (Moisiut)
Zeburi  (az-Zabur), i zbritur Davudit a.s
Inxhili (al-Injil), i zbritur Isait a.s  ( Jezusit)
Njerëzit ndërhynë në tekstet e librave të shenjtë . Libri i fundit ku nuk i lëviz as presja është Kur’ani famëlartë dhe i zbriti të dërguarit të fundit Muhammedit alejhi selam. Ardhja e profetit Muhammed alejhi selam është përmendur edhe në librat e tjerë të shenjtë. Fjala Muhammed ose Ahmed përkthehet në gjuhen shqipe i Lavderuar ose i Falenderuar.Në bibel përmendet fjala Parakletos ne gjuhen greke që ka të njëtën kuptim kurse në gjuhen aramike përmendet me emrin Mahmed por në shqip e kanë përkthyer Ngushelluesi ose shpirti i së vërtetës.

Tani le te shikojme faktet biblike

16 Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. John 14:16

Tani le te shikojme nj fakt tjeter ne bibel

7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj.
8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ato ende ju nuk mund t’i mbani.
13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.
14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë.
15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë.[joni 16]

Shiko sa madheshtor eshte ky argument per njerzit te cilet duan te kuptojne.

Jezusi u thote dishpujve “eshte me mire per ju qe une te shkoj” sepse po nuk shkova une nuk vjen Ngushelluesi.
Atehere lind pyetja pse qeka me mire per nxenesit e Jezusit te shkoj Jezusi dhe te vika Ngushelluesi, Kush eshte Ngushelluesi ? Pa dyshim eshte Muhammedi a s këtë e saqron vetë Jezusi në bibel.

8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.

A nuk qe Muhamedi a.s ai qe hodhi bazat e mekatit me ane te Kur’anit duke treguar veprat qe jane të ndaluara dhe ato qe jane te lejuara?

9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;

Zoti i Gjithësise është pa të meta, është pa bir, pa ortak. Është i Madhëruar i Falenderuar. Njerëzit nga padituria gabuan duke thënë se Jezusi është biri i Zotit. Profeti i fundit, Muhammedi alejhi selam ua ka terhequr vërejtjen  kristianeve sepse e besojne Jezusin si Zot ose bir te Tij dhe jo si profet ose te derguar te Zotit.

13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.

A nuk ishte profeti a.s qe fliste me shpallje nga engjelli Xhibril.

All-llahu i Madhëruar thotë në Kur’anin famëlartë në suren Nexhm (1-5) :

1. Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)! 
2. Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar(nga e vërteta) 
3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. 
4. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. 
5. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)

Përmendja në Bibël

14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë.
15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë.[joni 16]

Dihet se nje pjese e inxhillit eshte treguar ne Kur’an dhe iu eshte kumtuar muslimaneve sepse ato që ka bërë dhe thënë Jezusi( Isai a.s) jane shpallje e Zotit dhe pikerisht profetit Muhamed a.s ia ka shpallur Zoti ne Kur’an shumë çeshtje për Jezusin dhe për nënën e tij të ndershme ka zbritur një sure e veçante me emerin Merjem.

Ne i njohim dhe i duam të gjithë profetët e Zotit sepse ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe misioni i tyre ishte fisnik në dobi të të njerëzimit.