A ËSHTË MOLLA HARAM!

0
222

Ndoshta titulli është pak i çuditshëm, por lexoni tregimin, dhe do ta keni të qartë se për çka është fjala…

Një njeri thotë:
“Derisa isha duke e falur namazin ‘tehijjetul-mesxhid’ më shqetësoi një erë e fortë e duhanit e cila ma ndërpreu përulësinë time në namaz. Kur e mbarova namazin e pashë një vëlla të cilit iu kishin nxirë buzët nga duhani, dhe thashë me vete, do të pres derisa të përfundojë namazi dhe do t’i afrohem që të bisedojë me të dhe ta këshillojë.

Mirëpo u befasova, në ndërkohë, një djalosh, i cili nuk ishte më i vjetër se nëntë vjeç, hyri xhami dhe u ul pranë këtij njeriut dhe me të e filloi dialogun si vijon:

Djaloshi: Esselamu alejkum, o xhaxha, a jeni ju nga …??

Njeriu: Alejkumus selam, po unë jam nga …

Djaloshi: A e njihni ju dijetarin e madh Abdulhamid Kishkun?

Njeriu: Po, e njoh atë.

Djaloshi: Po dijetarin e madh Xhedel- Hakkun?

Njeriu: Po, e njoh edhe atë.

Djaloshi: Po dijetarin e madh Muhamed Gazaliun?

Njeriu: Po, e njoh edhe atë.

Djaloshi: A i ke dëgjuar ligjëratat (kasetat) dhe fetvatë e tyre?

Njeriu: Po, natyrisht !!

Djaloshi: A e dini ju se të gjithë këta dijetarë thonë se duhani (pirja e duhanit) është HARAM, pse atëherë po pini duhan?

Njeriu: (pak i hutuar) Jo, pirja e duhanit nuk është haram.

Djaloshi: Natyrisht se është haram, a nuk thotë Allahu i Plotfuqishëm:

وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ – … u lejon ushqimet e mira dhe ua ndalon të këqijat. (el A’raf, 157)

Kur e ndez cigaren, a thua Bismil-lah, dhe kur e përfundon Elhamdulil-lah!!??

Njeriu – me këmbëngulje: Jo, unë nuk kam gjetur në Kur’an ndonjë ajet që thotë: Ju ndalohet duhan!

Djaloshi: O xhaxha, duhani është haram, njëjtë sikurse edhe MOLLA që është haram!

Njeriu – tashmë u zemërua: MOLLA HARAM!!! Si mundesh ti djalosh, të gjykosh për haramin dhe hallallin?

Djaloshi: Mirë pra, atëherë më jep ajetin kur’anor që thotë: Ju ka bërë hallall MOLLËN!

Njeriu u hutua dhe heshti, nuk mundi të thoshte asgjë më shumë, vetëm se u shkreh në vajë, namazi tashmë po fillonte, kurse ai nuk pushoi së qari.

Pas namazit, njeriu u kthye kah djaloshi duke i thënë:

“Shiko bir, unë betohem në Allahun e Madhërishëm se kurrë më në jetën time nuk do të ndezi asnjë cigare” !!! / www.islamzivot.com/

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here