A është mirë të dish çdo gjë?

0
255

Në kohën e Musait a.s një njeri pyet Musanë a.s: O Musa unë dua ti kuptoj të gjitha gjuhët e kafshëve a mund ti lutesh All-llahut xh.sh për këtë gjë? Musaja a.s iu drejtua duke i thënë që nuk është mirë të dish çdo gjë. Për ty është më mirë të mos e kuptosh gjuhën e kafshëve sepse kjo mund të sjellë dëm në vend të dobisë.

Me gjithë mundimin që bëri Musai a.s njeriu nuk e dëgjoi por nguli këmbë në dëshirën e tij. Pasi ngul këmbë njeriu Musaja a.s pranon. Një ditë Musaja a.s shkon të flasë me All-llahun xh.sh pasi flet në momentin e kthimit All-llahu xh.sh i thotë o Musa i thuaj robit Tim që ia kam pranuar lutjen. Kur kthehet Musaja i thotë njeriut që All-llahu xh. Ia ka pranuar lutjen. Tani e tutje do të arrish ti kuptosh të gjitha çfarë flasin kafshët.

Por duhet të kesh kujdes mos u kushto rëndësi të gjithave çfarë flasin ato. Njeriu pasi merr lajmin e shumë pritur hyn në vathin e bagëtive për tu dhënë ushqim në atë kohë dëgjon gomarin duke folur me kaun.

Kau i thoshte gomarit: Gomar o vëlla puna jote sa punë e mirë është nuk lodhesh shumë, shiko mua dal çdo ditë në mëngjes herët e shkoj në fushë për të lëvruar tokën ndërsa ti pothuajse rri gjithë ditën pushim. Gomari i thotë kaut shiko vëlla i dashur të gjitha këto ndodhin nga marria jote.

Nëse do të shpëtosh nga ky hall atëherë nesër në mëngjes bëj sikur je i sëmurë. Kur të sjellin ushqimin zotëria mos e ha dhe mos u ngre në këmbë që ta besojnë me të vërtetë se je i sëmurë. Nëse vepron kështu atëherë ai nuk do të fusë në punë për të lëruar tokën dhe kështu. Kaut i pëlqeu mendimi i gomarit dhe me të vërtetë bëri ashtu si i tha gomari nuk e hëngri barin deri në mëngjes.

Gomari nuk u mbante nga gëzimi sepse kishte ngrënë dhe ushqimin e kaut. Pasi ndodhen gjithë këto gjëra i zoti i bagëtive del nga stalla duke qeshur sepse i kuptonte të gjitha çfarë flisnin. I zoti kur shkon në mëngjes e gjen kaun të shtrirë i bie disa herë për ta ngritur por kau nuk lëviz bën sikur të ishte i sëmurë.

Pasi i bie disa herë kaut e shikon se nuk po ngrehet atëherë merr gomarin në vend të tij për të lëruar tokën. Gomari lodhet gjithë ditën duke punuar kur vjen në stallë i lodhur e i rraskapitur shikon kaun duke u përtypur me qetësi. Kau thoshte me vete sa lojë e bukur paska qenë kjo.

Gomari e pa se ishte punë shumë e lodhshme dhe tha me vete më duhet ti bëj një lojë tjetër. Kur hyn në stallë i thotë kaut: Ka o vëlla sot kur më panë mua fshatarët duke lëvruar tokën pyetën zotërinë tonë i thanë ku e ke kaun.

Atë e dëgjova duke u thënë se kau është shumë dembel prandaj do ta çoj tek kasapi për ta shitur sepse nuk më bën më punë. Pra vëlla i dashur dije mirë se nëse bën dhe nesër kështu do ta shikosh veten në thikë shumë shpejt.

Me ti dëgjuar këto fjalë kau të nesërmen u ngrit në këmbë me një herë dhe u nis për në arë që tu tregonte njerëzve se ai është punëtor e kështu gomari shpëtoi nga ky hall i madh. I zoti i bagëtive thotë me vete sa gjë e bukur është ta kuptosh gjuhën e kafshëve. Të nesërmen dëgjon gjelin duke i thënë qenit se nesër ka festë për ty. Qeni i thotë pse? Sepse do i ngordhi kau zotërisë kështu që t[ nesër do hash mish sa të duash.

Zotëria sa dëgjon këtë gjë e merr kaun e çon në pazar dhe shet. Qeni i thotë gjelit pse më gënjeve e shikon ai e shiti kaun. Gjeli i thotë qenit mos u bëj merak se tani do i vdesë shërbëtori. Sa e dëgjon këtë i zoti i shtëpisë e merr me një herë shërbëtorin e shet dhe atë. Kur shikon qeni se përsëri u zhgënjye i thotë gjelit ku e ke gostinë e shikon ai e shiti dhe shërbëtorin.

Gjeli i thotë qenit nëse të kam thënë që ka gosti do ketë pa tjetër, zotëria i shiti të dy por mos harro se nesër do vdesë vetë ai. Kështu që nesër do bëhet një gosti më e madhe se ajo që të kam thënë. Kur dëgjoi këto fjalë i zoti i shtëpisë u tmerrua dhe shkoi me një herë tek Muasi a.s e tregoi ngjarjen se çfarë i kishte ndodhur.

Burri i thoshte Musait a.s a me të vërtetë do vdes nesër a nuk ka ndo një rrugë dalje? Musai a.s i thotë: a të thashë që të mos i kushtoje rëndësi çdo gjëje? Nëse nuk do ti kishe vënë rëndësi fjalëve të tyre do kishte ngordhur kau dhe do kishte mbaruar kjo punë. Por ti e shite kaun që ti ngordhte dikujt tjetër e jo ty.

Gjithashtu dhe shërbëtorin e shite që ti vdiste dikujt tjetër e jo ty pra nëse mendon vetëm për vete All-llahu xh.sh kështu ta shpërblen. Pas kësaj bisede Musai a.s e la të lirë në caktimin e All-llahut xh.sh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here