Janë bërë publike skicat e para të xhamisë që do të ndërtojë Erdogan në sheshin Taksim, që është sheshi qendrorë të Stambolli. Sipas arkitektit Ahmet Bekir Alp, skicat e para të xhamisë, ishin konsideruar si “shumë të përparuara”, për këtë u bënë disa ndryshime.
Xhamia do të ndërtohet në një truall 2500 metër katrorë.
Do të ketë 7-të kate nën dhe, ku sipërfaqja totale e kësaj ndërtese do të jetë 17.000 metra katrorë. Në këtë xhami do mund të luten 1450 besimtarë myslimanë dhe punimet për ndërtimin e saj parashikohen të përfundojnë për tre vite.