Epilepsia e shkaktuar nga shpirtrat e këqinj

0
262

Epilepsia e shkaktuar nga shpirtrat e këqinj

Ky lloj i epilepsisë kurohet me dy gjëra kryesore: e para i kthehet të sëmurit, ndërsa e dyta mjekut kurues.
I sëmuri duhet të pajiset me  forcë shpirtërore, me vullnet të fortë, dhe t’i drejtohet sinqerisht Krijuesit të këtyre shpirtrave me lutje dhe me kërkim të mbrojtjes prej tyre dhe të largimit të tyre, me çfarë t’i vijë në gojë e në zemër, sepse kjo është një lloj lufte, dhe që të fitosh në luftë duhet të kesh dy gjëra: armë të mirë e të saktë dhe krah të fortë për të luftuar. Nëse mungon njëra nga këto dyja, tjetra nuk bën dobi, e si do të ishte nëse këto mungojnë që të dyja, nëse zemra është e prishur dhe nuk e njeh Zotin e saj, nuk i mbështetet Atij, nuk i drejtohet Atij dhe nuk ka devotshmëri ndaj Tij, dhe as armë nuk zotëron, si do të arrijë të shpëtojë e të fitojë?
Po kështu edhe mjeku kurues duhet të pajiset me këto dyja: armë të fortë dhe besim e mbështetje të fortë tek Allahu. Mjeku në këtë rast është një besimtar i mirë që i lexon të sëmurit nga Kurani dhe urdhëron shpirtrat e këqinj që të dalin nga ai. Kjo është diçka e provuar dhe më se e pranuar tek besimtarët, dhe rezultatet e saj kanë qenë pozitive kur Allahu ka dashur ta sjellë në vete të sëmurin dhe ka dhënë sukses në plotësimin e kushteve tek i sëmuri dhe mjeku. Ka pasur shumë raste kur shpirtrat e këqinj dilnin nga i sëmuri vetëm duke i thënë mjeku besimtar “dilni nga ai”, ose “bismilah”, ose “La haule ue la kuvete il-la bilah”. Vetë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thoshte: “Dil, armik i Allahut, se unë jam i Dërguari i Allahut!”
Këshillohet që i sëmuri dhe ai që kuron të lexojë sa më shpesh suren el Fatiha, ajetin Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, dy suret e fundit të Kuranit, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here