Home Lajme EGJIPT – KUNDËRSHTARËT DHE PËRKRAHËSIT E MURSIT NESËR DO TË ORGANIZOJNË PROTESTA...

EGJIPT – KUNDËRSHTARËT DHE PËRKRAHËSIT E MURSIT NESËR DO TË ORGANIZOJNË PROTESTA MASIVE

“Fronti i Shpëtimit të Atdheut”, i formuar nga parti e lëvizje majtiste, liberale dhe laike të Egjiptit, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në referendumin që pritet të mbahet në 15 dhjetor, duke refuzuar kështu thirrjen e Mursit për dialog.
Egjipt – Kundërshtarët dhe përkrahësit e Mursit nesër do të organizojnë protesta masi

Vazhdon tensioni në Egjipt.

Grupet që protestuan mbledhjen e dialogut realizuar me thirrjen e Presidentit Muhamed Mursi vazhdojnë të manifestojnë përpara pallatit presidencial.

“Fronti i Shpëtimit të Atdheut”, i formuar nga parti e lëvizje majtiste, liberale dhe laike të Egjiptit, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në referendumin që pritet të mbahet në 15 dhjetor, duke refuzuar kështu thirrjen e Mursit për dialog.

Kundërshtarët e Mursit protestat i vazhdojnë duke ngritur kamp përpara pallatit presidencial.

Aktivistët kërkojnë shtyrjen me një muaj të referendumit që do të mbahet në 15 dhjetor.

Kurse Vëllezërit Myslimanë, të përkrahur edhe nga selefitë organizuan në Egjipt manifestime në shenjë mbështetjeje ndaj Mursit.

Kundërshtarët dhe përkrahësit e Mursit përgatiten të organizojnë nesër protesta me pjesëmarrje të gjerë.

Masat e sigurisë janë rritur në qytete të ndryshme të vendit, dhe në veçanti në kryeqytetin Kajro të vendit.

Previous articleMAQEDONI – PARTITË SHQIPTARE REAGOJNË PAS INCIDENTIT NË SHKUP
Next article14 QYTETE TURKE KONKURROJNË ME EKONOMI TË FUQISHME BOTËRORE