Edhe sasia e vogël e alkoolit e dëmton zemrën

0
228

Një studim shkencor i universitetit Harvard ka provuar si të gabuara studimet e mëhershme sipas të cilave gjoja konsumimi i një pjese të vogël të alkoolit është shërim për zemrën. Le ta lexojmë dhe meditojmë atë që i dashuri ynë, Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] e ka thënë para katërmbëdhjetë shekujsh.

Informacioni që po jua përcjellim në vijim nga faqja zyrtare e Harvardit[1] përputhet me dy hadithe të Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Studimi që universiteti Harvard bëri këtë vit, gjegjësisht në qershor, ka zbuluar se konstatimet e studimeve të mëhershme se ‘konsumimi me masë i alkoolit e forcon zemrën’ janë të gabuara. Në të vërtetë, studimi ka dëshmuar se qëndron pikërisht e kundërta, alkooli dëmton zemrën, madje edhe nëse konsumohet në sasi të vogla dhe se ai, në asnjë rast a rrethanë, nuk mund të trajtohet si shërues (medikament) për zemrën. Alkooli shkakton çrregullime në tirmin e punës së zemrës, sikur që mund të jetë shkaktar serioz për sulm në zemër, veçmas tek të moshuarit.

Disa universitete me renome, në përpjekje për të arsyetuar konsumimin e alkoolit, kanë ndërmarrë studime të nxituara, të cilat i kanë publikuar më pas në revista ndërkombëtare, sipas të cilave konsumimi javor i dy gotave raki për meshkujt dhe i një gote për femrat, e aktivizon zemrën, por, pas një vëzhgimi të gjatë të atyre që konsumojnë alkoolin “me masë”, u vërtetua se ata, veçmas pas moshës 65 vjeçare, u sëmurën nga sëmundje vdekjeprurëse. Studimi i ri është publikuar nga revista Circulation në qershor të vitit 2015.

Kësisoj, e vërteta shkencore që shkencëtarët e provuan tek 4400 individë të moshuar, vërteton se:

Konsumimi mesatar i alkoolit dëmton zemrën dhe ndikon negativisht në të gjitha gjymtyrët e trupit, dhe se alkooli në ansjë mënyrë nuk mund të konsiderohet shërues.

Në këto dy të gjetura të shkencës ka aluduar Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve. Në hadithin që e transmeton Tirmidhiu, Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

ما أسكر كثيره فقليله حرام

“Ndalohet konsmimi i pakicës së asaj që, në rast se konsumohet me shumicë, të deh.”

Ky hadith vërteton se konsumimi i alkoolit, qoftë edhe në sasi të paktë, ndalohet, sepse dëmton organizmin. Ndërsa në një hadith tjetër, të shënuar në koleksionin e Muslimit, mohohet kategiorikisht që alkooli të jetë shërues:

إنه ليس بدواء ولكنه داء

“Ai nuk është shërim, por është sëmundje.”

Së këndejmi, konstatimi i universitetit të Harvardit, është i drejtë, por jo i ri. Atë e ka paraprirë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] me thëniet e tij që ka konstatuar se alkooli është sëmundje dhe kurrsesi shërim, edhe pse disa shkencëtarë kanë shpenzuar miliona dollarë për ta dëshmuar të kundërtën, por nuk ia kanë dalë.

A nuk meriton respekt të madh profeti yë i dashur, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].

Abdu Ed-Daim El-Kehil
عبد الدائم الكحيل
www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Dr. Sedat ISLAMI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here