“Dhe mos iu afroni kurvërisë” (1)

0
175

Allahu thotë: “Dhe mos iu afroni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!” (Isra, 32)

Ajeti në fjalë në mënyrë të prerë ndalon kurvërinë jo vetëm aktin, pra veprimin përfundimtarë, por ndalon edhe veprimet, rrugët, metodat që mundë të qasin në kurvëri. Dhe kjo vepër e shëmtuar llogaritet prej gjynaheve të mëdha.

Të nderuar mendjendritur!

Kurvërinë e refuzojnë shpirtrat e ndershëm, e përbuzin njerëzit e pastër. Kurvëria si mëkat i madh ndikon në humbjen e mirësive dhe përhapjen e fatkeqësive dhe shkatërron dynjanë dhe ahiretin.

Detyrë e çdo të ndershmi është që të kujdeset për ruajtjen e moralit dhe mbrojtjen e nderit, gjithsesi se duhet të jetë në nivelin e duhur xhelozia, nëse kjo humbë çdo gjë përfundon. Lexo një ngjarje që ka të bëjë me xhelozinë:

Sahabiu Sad ibln Ubade tha: “Nëse do ta shihja një burrë me gruan time, do ta mbytja me shpatë.” Muhamedi salAllahu aljhi ve selem për këtë rast tha: “A po habiteni me xhelozinë e Sadit? Dijeni se unë jam xheloz më shumë se ai, ndërsa Allahu është më xheloz se unë.” (Shënon Buhariu)

Të nderuar!

Sot, haptas flitet për kurvëri, dëshirojnë ta legalizojnë e ta përhapin edhe më tej, e gjithë kjo po ndodhë nga njerëzit të cilëve i ka humbur ndjenja e xhelozisë.

Gjithsesi se duhet punuar me shumë energji që ta kthejmë vetëdijesimin e popullit tonë në ruajtjen e familjes me nderë dhe moral. Kjo ndodhë kur aktivizohet dhe kultivohet ndjenja e xhelozisë për gruan, vajzën, djalin…

Sigurisht që çdo mendarë nuk do të pranoj që të përdhoset nderi i familjes së tij me llomin e ndyrësive të kurvërisë, amoraliteti..

O Allah! Ruaje nderin e gruas, nënës, motrës myslimane-shqiptare nga programet, projektet, shoqatat, deputetë e deputete të cilat janë bë roje e amoralitetit.

Ulvi Fejzullahu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here