Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!): Nuk gjendet në Sunetin autentik diçka (argument) që të dëshmojë për një vepër të tillë. Përkundrazi, Suneti tregon se legjitime gjatë vizitës së varreve është vetëm përshëndetja ndaj tyre (të vdekurve) me selam dhe përkujtimi i botës tjetër. Kështu kanë vepruar es-selafus-salih Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!
Pra, leximi i Kuranit tek to (varret) konsiderohet bidat i urryer. Siç e kanë sqaruar këtë një grup nga dijetarët e hershëm. Prej tyre Ebu Hanife, Maliku dhe Ahmedi në një transmetim.
Prandaj o musliman kapu fort mbas Sunetit dhe bëj kujdes nga bidati edhe nëse njerëzit e shohin atë (bidatin) si diçka të mirë. Ngase çdo bidat është humbje. Siç ka thënë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Es-Silsiletu ed-Daifeh (50)
Përktheu: Unejs Sheme