Home Zgjodhëm për ju. A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?

A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?

Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).

Përgjigje: Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh. Mushrikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë. Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin. Në gjuhën arabe zogut i thonë “tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur “tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: “Et-tijeretu (oguri) është shirk”. Po ashtu ka thënë: “Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo. Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo.

Previous articleGruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do jetë në botën tjetër?
Next articleÇfarë dobie ke nga dëgjimi i Kur’anit?