Home Zgjodhëm për ju. Gruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do...

Gruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do jetë në botën tjetër?

Pyetje: Gruaja që është martuar dy herë në dynja, a do të ketë mundësinë për të zgjedhur me cilin bashkëshort do të jetë apo qysh do të jetë puna e saj në xhenet?

Përgjigje:

Gruaja burri i së cilës ka vdekur dhe ajo është martuar pas tij, do të jetë me burrin e fundit që është martuar, mbështetur në fjalën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Gruaja është e burrit të fundit.”

Dhe fjala e Hudhejfes, radijallahu anhu, drejtuar gruas së tij: “Nëse do të jesh grua e imja në xhenet, mos u marto më pas, ngase gruaja në xhenet do të jetë më burrin e fundit që e ka martuar në dynja, për atë Allahu ka ndaluar që gratë e të Dërguarit të martohen pas vdekjes së tij, ngase ato do jenë gratë e tij në xhenet.”

Sulejman ibn Salih Harashi

Përktheu: Shpend Zeneli

Previous articlePërse i Dërguari nuk na ka informuar për kohën kur do të ndodhë Kiameti?
Next articleA duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?