DUAJA PËR SHËRIM

0
356

Lutjet e shërimit

Uthman ibën As eth-Thekafiu iu ankua Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dhimbjen që kishte në trup që nga dita që jam bërë musliman.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha:
“Vëndo dorën në vendin ku të dhemb dhe thuaj: tre herë bismilah, pastaj shtatë herë thuaj:
Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherri ma exhidu ve uhadhiru- kërkoj strehim te Allahu dhe Fuqia e Tij nga e keqja që e ndjej dhe ruhem prej saj”.(Muslimi dhe të tjerët.)

Enesi, radiallahu anhu, i thotë Thabitit, rahimehullah: a do të lexoj lutjet e shërimit (rukje) ashtu siç na i lexonte Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem?
Thoshte: idhebil-bes, rabin-nas, ishfi ente Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen- largoje sëmundjen o Zot i njerëzve, shëro, sepse Ti je Shërues dhe s’ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim i cili nuk e braktis asnjë sëmundje”.
(Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe.)

O Allah na jep shërim që shëron çdo sëmundje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here