A ËSHTË I LEJUAR PIKTURIMI ABSTRAKT DHE SHITJA E PIKTURAVE TË TILLA?

0
525

Pyetja:

Eselam alejkum!
A është i lejuar pikturimi abstrakt, ku nuk janë të pikturuar frymorët si dhe shitja e pikturave të tilla?

Allahu ju ruajttë e ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pikturimi i objekteve si shtëpitë, pemët, natyra dhe gjërat e ngurta është i lejuar, pa marrë parasysh në çfarë forme bëhet ajo.

E ndaluar në Islam është pikturimi i frymorëve si njerëzit dhe kafshët.

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Ata të cilët i bëjnë këto piktura do të dënohen në Ditën e Gjykimit dhe do t’u thuhet atyre:
“Ngjalleni atë që keni krijuar.”
(Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu, edhe shitja e pikturave me natyrë dhe me jo frymorë është e lejuar dhe në të nuk ka diçka të keqe.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi