DUAJA E MUSLIMANIT PËR VËLLAUN E TIJ !

0
540

Përcillet nga Ebu Derda se Profeti alejhi selam ka thënë:
“ Duaja e muslimanit që bën për vëllain e tij, në mosprezencë, është e pranuar dhe pranë kokës së tij qëndron një melek i ngarkuar që të thotë: “Amin, edhe për ty qoftë si ajo!”, sa herë që ai lutet për vëllain e tij.”

Muslimi

Pra duaja e muslimanit për muslimanin ka shpërblime të pallogaritshme dhe në një hadith tjetër Profeti alejhi selam thotë:
“ Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu do ti japë një të mirë për çdo besimtar dhe besimtare.”

Et taberaniju dhe e saktësoi Albani në “Sahih el xhami”, nr. 6026.

Nëse në duanë tënde thua: O Allah! Fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre, atëherë do të marrësh qindra miliona shpërblime, sepse për çdo musliman të gjallë apo të vdekur merr një shpërblim, nga Ademi e deri tek i fundit musliman që do të ekzistojë në këtë dynja.
Mos harro që në duanë tënde të lutesh edhe për vëllezërit dhe motrat e tua!