TË JESH I HARESHËM DHE I DASHUR SI ME FJALË ASHTU EDHE ME QËNDRIMIN PERSONAL?

0
500

PREFEROHET QË GJATË TAKIMIT ME NJERËZ TË JESH I HARESHËM DHE I DASHUR SI ME FJALË ASHTU EDHE ME QËNDRIMIN PERSONAL

All-llahu xh.sh. thotë:

“Bëhu i butë ndaj besimtarëve.” (el-Hixhr:88)

All-llahu i Madhëruar gjithashtu thotë:

“Por, sikur të jesh i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd.” (Ali Imran:159)

Hadithi 700

Ebu Dherri radijallahu anhu thotë: “Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Asnjë punë të mirë mos e nënçmo, pra edhe atë që ta takosh mikun tënd me fytyrë të qeshur.”

(Transmeton Muslimi)
Libri Rijadu salihin