DREJTESIA E ALL-LLAHUT

0
243

Nje dite Musai alejhis-selam e pa nje njeri shume te varfer. Ngaqe nuk ksihte rroba se cfare te vishte, ai ishte futur ne rere. Njeriu i varfer sapo e pa Musain alejhis-selam i tha: “Bej dua per mua, lutju All-llahut qe te me jape gjera te nevojshme per te jetuar ne kete bote, se po mbaroj nga skamja”.
Me duane e hazreti Musait, All-llahu i dha atij njeriu gjera per te cilat kishte nevoje. Pas disa ditesh Musai alejhis-selam pa se nje turme e madhe njerezish e kishin kapur ate njeri dhe i ishin mbledhur siper kokes.
Kur pyeti per arsyen, i thane:

– Ky njeri ka pire alkool, ka bere sherr dhe ka vrare nje njeri. Tani po e cojne per ta denuar.

Musai alejhis-selam u bind edhe njehere tjeter per drejtesine e All-llahut dhe tha:

“Ne qofte se All-llahu do t’i jepte rrisk njerezve me shume sesa kane nevoje, sa te keqija do te benin ne kete bote”

Krijuesi i kesaj bote, All-llahu teala i ka dhene cdo njeriu ate qe merriton. Ai qe nuk te ka bere ty te pasur, e din se cfare merriton ti, me mire se ti.
Po te ishte krijuar macja me krahe, do t’i kishte zhdukur fare, te gjithe zogjte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here