Dobitë e agjërimit në aspektin shkencor

0
232

Mesazhi ynë nuk është për të gjithë, por i dedikohet atyre të cilët janë në kërkim të së vërtetës dhe të cilët njohin dhe pranojnë faktet shkencore dhe fetare.

Ju kujtojmë që ligji i parë i shëndetit është ‘kurr mos ha nëse nuk je i uritur’. Nga kjo vërejmë që shumë sëmundje vijnë nga mbingrënia dhe keq ushqyeshmëria.

Andaj çdo sëmundje ka dy rrugë për t’u shëruar:ramadan

Lloji i parë i njerëzve pasi të sëmuren marrin ilaçe nga barnatoret dhe ilaçe popullore për të kuruar sëmundjen. Por çdo trajtim i zgjatur do të kushtojë në kosto të xhepit dhe efekte anësore në shëndet.

Lloji i dytë i njerëzve janë më të ëmbël me vetveten, më intelegjent dhe koncetrohen në origjinen e sëmundjeve para se të sëmuren, dëshirojnë të kuptojnë zemrën e gjërave dhe të kurohen para se të sëmuren.

Dhe kështu pacienti bëhet mjek i vetvetes. Dhe në fakt, ky është qëllimi i agjërimit për të cilin do flasim në vazhdim.

Siç shihet përmes agjërimit synohet që personi i shëndetshëm duhet të kaloj në gjendje pastrimi ose me fjalë të tjera të kaloj në një gjendje të ndërmjetme mes shendetit dhe sëmundjes për të fituar një nivel të lartë të shëndetit.

Gjatë ramazanit agjëruesit i jepet mundësia të i thotë në forme absolute stop ushqimeve që shkaktojnë varshmëri dhe që thuhen të jenë të botës së civilizuar: alkoolit dhe duhanit.

Çfarë kulture do të progredosh në aspektin shoqëror, derisa pihet venë tre herë në ditë me ushqim dhe pihet shumë birrë gjatë natës? Dhe pastaj, pasojat nga alkooli si tumoret e gojës, lukthit, dhe dëmet e mëlçisë dhe pankreasit, pacientët vijnë të mjekohen vetëm atëhere kur mjeku nuk mund të bëj më asgjë.

Shumë sëmundje janë për shkak të mënyrës së gabuar të ushqyerit, kombinimit të gabuar të ushqimeve. Me mijëra vjet agjërimi ka qëne i njohur si masa kuruese supreme e Zotit. Por arti se kur, pse dhe si te agjërojm janë vendosur në Ramazan.

A keni menduar ndonjëherë kur keni qenë i sëmurë se çka do të thotë të mos kesh apetit (oreks)?

Dhe a keni menduar pse shumë prej kafshëve nuk kanë mjek, s’kanë ilaçe, s’kanë sanatoriume, dhe s’kanë ekipe që i japin ndihmë mjekësore? Zoti na mëson përmes këtij shembulli se ka në parim vetëm një sëmundje, një sëmundje që shkaktohet nga mbingrënia dhe ngrënia e ushqimeve të gabuara. Sidoqoftë, kjo sëmundje apo si do që të quhet mund të shërohet me vetëm një ilaç, duke ia larguar trupit ato substanca toksike qe shkaktojne semundje. Me fjalë të tjera duhet tëbëhet ekzaktesishtë e kundërta e mbingrënies përkatësisht të zvoglohet marrja e ushqimit dhe pregatitja për agjërim.

Arsyeja pse shumë lloje të agjërimit, e në veçanti ato me kohëzgjatje të gjatë dështojnë dhe vazhdojnë të dështojnë është padituria e mënyrës së rregullt të agjërimit dhe mungesa e kuptimit se çfarë po ndodh në organizëm gjatë agjërimit.

Dr. Razee Mahraf thotë që agjërimi nuk duhet parë si dietë për rënie peshe, por se aspekti shpirtëror është shumë më i madh se ai trupor, poashtu mjeku në fjalë thotë që për një agjërim të rregullt duhet bërë nje balans ne mes proteineve, yndyrnave dhe karbohidrateve.  Pra dituria rrethdobive  në aspektin shendetësor dhe shpirtëror fuqizon dëshirën dhe nevojën për agjërim.

 

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here