Dita e 10-të e Dhul-Hixhes, Kurban Bajrami me 15.Tetor.2013

0
238

                                                                                                                                               30992b1f-e0b1-41f6-ad96-e2699a0450ae_16x9_600x338

Komisioni i Hënës në Arabinë Saudite ka vërtetuar fillimin e muajit hënor Dhul-Hixhe nga data 6.Tetor.2013 (e dielë).

Ekspertët janë mbledhur për shikimin e hënës, në mënyrë që ta konstatojnë saktë ditën e festimit të Kurban Bajramit sipas kalendarit Islamik, e që bazohet në llogaritjenë hënore.

Në llogaritjen hënore-lunare, dita e Kurban Bajramit (Eidul-Edha) është dita e 10të e muajit hënor Dhul-Hixhe.

Festimet e Dites së Kurban Bajramit japin fundin e Haxhit, e që është shtylla e pestë e Islamit e cila kryhet nga miliona musliman  çdo vitë.

Andaj dita e madhe e Arafatit, e cila është dita më e rëndësishme e Haxhit, i bie që të jetë data 14.Tetor.2013 (9.Dhul-Hixhe.1434 Hixhri), sipas shpalljes së ekspertëve nga Arabia Saudite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here