DISA METODA TË PËRFORCIMIT TË VËLLAZËRISË

0
150

MËSIME DHE POROSI ISLAME (64)

Nëse një vëlla e do vëllain e tij musliman, le t’ia tregojë atij se e do për hir të Allahut.
Duhet t’i kryejë të gjitha obligimet që i ka ndaj vëllait të tij musliman.
Të kujdeset për t’ia kryer ndonjë nevojë vëllait të tij.
T’i dhurojë vëllait të tij ndonjë dhuratë.
T’i përgjigjet ftesës së tij (kur ai e thërret në darsmën e tij).
Kur ta takojë vëllain e tij musliman, duhet ta takojë i buzëqeshur dhe fytyrëçelur.
Le të kërkoj nga vëllai i tij të lutet për të.
Ta gëzojë vëllain e tij duke ia bërë ndonjë vepër që e gëzon atë.
Ta vizitojë sa mê shpesh vëllain tij kohë pas kohe.
Kur ta takojë vëllain e tij, le t’i paraprijë i pari me dhënien e selamit, duke e përshëndetur me dorë.
Kur vëllai i tij vjen i vonuar në ndonjë mexhlis, atëherë ai le t’ia bëjë një vend të ulet afër tij në mexhlis.
Le ta ftojë vëllain e tij në iftarë.
Le t’i telefonojëkohë pas kohe dhe të pyes si kalon, a ke nevojë për diçka, etj.
Nëse është beqar, le të interesohet që t’ia gjej një motër të ndershme vëllait të tij përmes gruas së tij.
Nëse mungon në punë, mësime ose në namaz, le t’i telefonojë dhe të interesohet për gjendjen e tij.
Kur dikush e bën gibet, ai duhet që ta mbrojë vëllain e tij, nëse është prezent në mexhlisin ku bëhet gibet vëllai i tij.
Le ta vizitojë vëllain e tij kur ai sëmuret.
Le të shoqërohet gruaja e tij me gruan tënde.
Prezento bashkë me vëllain musliman në ligjerata dhe në namazin e teravisë.
Nëse gabon ndaj tij, le t’i kërkon i pari falje.
Abdullah Nasih Ulvan

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here