Dikur futbollist milioner, tani varfanjak që fle në dysheme

0
485

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue ka treguar se si mbeti pa asnjë kacidhe në xhep dhe kjo e çoi për pak drejt vetëvrasjes.

34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë fitonte miliona në Premier League, por tani fle në dyshemenë e një miku të tij, lan rrobat me dorë dhe fshihet nga përmbarimorët.

Gjatë një interviste, Eboue tha se ai humbi një betejë divorci me të shoqen, Aurelie, e cila i mori të gjithë pasurinë.

Tani ai nuk ka as kontakt me dy vajzat, Clara, 14 vjeç dhe Maeva, 12 vjeç.

“Çdo ditë i laj vetë rrobat e mia, xhinset, gjithçka. I kam duart e ashpra. Ndonjëherë i fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit ta mësojnë se jam brenda. Vendos gjithçka pas derës. Jam në shtëpi, por kam frikë. Kam frikë pasi nuk e di se kur mund të vijë policia. Kur kthehem pas në kokë, them: Emmanuel, ke qenë kaq naiv. Përse nuk i mendove këto gjëra?”

“Paratë që fitoja, i dërgoja tek gruaja ime për fëmijët. Në Turqi fitova 8 milionë euro. Në shtëpi dërgova 7 milionë, çfarëdo që më thoshte ajo të nënshkruaja, unë e nënshkruaja”.

Eboue ka luajtur me Arsenalin për 7 vjte, përpara se të luante për Gallatasarajin në Turqi.