Ballina Zgjodhëm për ju. Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të...

Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid (Allahu e shëroftë!): Robër të Allahut! I logjikshëm është ai që gjithmonë e përkujton ditën e Fundit dhe nuk e harron atë, e di se tek Allahu Madhëruar do kthehet, para Tij do të qëndrojë dhe për çdo gjë të vogël apo të madhe do të pyetet.

Fudajl bin Ijad (Allahu e mëshiroftë!) iu drejtua një personi dhe e pyeti: “Sa vjeç jeni?”

Njeriu i tha: Gjashtëdhjetë vjeç.

Fudajli tha: “Që gjashtëdhjetë vjet je duke ecur drejt Zotit tënd dhe pothuajse ke arritur.”

Njeriu i tha: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Fudajli tha: “A e dini kuptimin e saj?”

Ai tha: Jo!

Fudajli tha: “Ai i cili e di se është rob i Allahut dhe tek Ai do të kthehet, atëherë ta dije se ai para Allahut do të qëndrojë (ditën e Gjykimit). Kush e di se para Allahut do të qëndrojë, atëherë le ta dijë se do të pyetet. Kush e di që do pyetet, atëherë le të përgatisë përgjigjen për pyetjen.”

O ti që bën padrejtësi!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që ha kamatën (dhe me të punon)!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që merr rrushfetin!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

O ti që bën kurvëri!
Dije se tek Allahu do të kthehesh dhe para Tij do të qëndrosh.

“Tebsirul-Enam bil-hukuki fil-islam”

Përktheu: Unejs Sheme