Bereqeti i kujdesit ndaj jetimit. Histori jete!

0
193

“Pasha Allahun! Nuk kam parë asnjë njëri, qoftë ai i madh në moshë, apo qoftë edhe parti, apo grup (xhemat), apo shoqatë që luajnë me pasuritë e jetimëve, veçse Allahu i ka poshtëruar! Prandaj kujdes!
Ndërsa nga ana tjetër, shtëpia që kujdeset për një jetim… La ilahe il lall llah!

Më kujtuat diçka që më ka ndodhur në kohën kur isha mësues shkolle. Ishte një nxënës jetim, dmth i kishte vdekur babai. Një ditë kur nëna e tij po kalonte rrugën së bashku me të, vjen një makinë dhe i përplas të dy. Nëna e tij vdiq, ndërsa djali mbeti gjallë. Duhet të ketë qenë në klasën e pestë.

Unë e morra këtë djalë dhe e konsiderova (e trajtova) si djalin tim dhe u kujdesa për të. Aq sa njerëzit që vinin në xhami e mendonin se ishte djali im. Kur mbaroi shkollën e mesme, disa njerëz nga ata që vinin në xhami ndërhynë për të dhe u pranua në “Universitetin ushtarak të Mu’teh”.

Tani mban gradën e gjeneralit në ushtri. Është hafiz Kurani. Dhe edhe pse është gjeneral, akoma sot e kësaj dite nuk më shikon në sy! (Nga respekti ndaj meje!) Dhe mirësitë në të cilat unë gjendem sot janë për shkak të përkujdesjes ndaj këtij jetimi!

Ndërsa sot para ikindisë, kur po hyja në xhami, shikoj një djalë të vogël, mund të ishte 6 vjeç. Hera e parë që e shikoja, një fëmijë i edukuar. Erdhi dhe më dha selam. Edhe unë ia ktheva selamin. E pyes: Si e ke emrin i dashur? – Ma tha emrin e tij. E pyes: Si quhet babai yt? – ma tha emrin e të atit. – pastaj i thashë: Jepi selam prej meje babait tënd. – Uallahi nuk e njihja, hera e parë që e shikoja në xhami.

Madje i thashë edhe tim biri, Abdul – Kuddusit: A e njeh këtë fëmijë, vjen me ty në mësimet e Kuranit apo çfarë? – më tha: Jo baba hera e parë që vjen këtu.
Subhanallah! I thashë: Jepi selam prej meje babait tënd, i dashur. – më thotë: Babai im ka vdekur! – Më preku në zemër!

Fala sunetet e ikindisë, dhe bëra nijet që ta nderoja këtë jetim në kohën e ikindisë, atëherë kur pranohen duatë. Dhe me këtë punë të mirë t’i lutem Allahut që të më lehtësojë punët dhe të më shërojë!

Pas namazit e përshëndeta me selam dhe i fërkova kokën, i dhashë një dhuratë dhe i thashë: Nëse të pyesin të shtëpisë, thuaju: Xhaxhi Ebu Islami ma dha këtë dhuratë që të lutemi për të. Pas një ore, e ëma e tij ulet dhe gre duart dhe lutet: O Zot shëroje Ebu Islamin! (Heshtje disa çaste…)
Dhe lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin tonë Muhamed.”

Këto ishin fjalët e Shejkhut tonë, shejkh Ebu Islam, Salih Taha, imami i xhamisë së lagjes ku kam banuar tre vitet e fundit të kohës së studimit tim. Nxënës i Shejkh Albanit, Allahu e mëshiroftë.

Të gjithë studentët shqiptar që ishin në Jordani e kanë njohur mirë bujarinë e tij të madhe. Sa herë që vinte Ramazani, na vinin në shtëpi tepsitë e mbushura plotë me mish dhe oriz. Ose ishim të ftuar tek ai për iftar. Nuk kishte sebep familjar, fejesë apo martesë veçse ne ishim ne mesin e të ftuarve, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, dhe mbajtje të lidhjeve pas vdekjes me shejkhun tonë shqiptar, Muhammed Nasiruddin el Albanij, Allahu e mëshiroftë!

Po ashtu çdo libër që botonte, secili prej nesh kishte kopjen e tij falas. Allahu e shpërbleftë prej nesh e prej Islamit me shpërblimet e Tij të mëdha dhe e shëroftë dhe ia zgjattë jetën në bindje ndaj Tij, me të vërtetë Ai është i Plotfuqishëm për këtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here