Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e shëroftë!): Robër të Allahut! Kush dëshiron që me pasurinë e tij të arrijë (fitojë) kënaqësinë e Allahut, xhenetin dhe të arrijë pozitën më të lartë në dynja dhe botën Tjetër, atëherë t’i jap pasurisë të drejtën që i takon. Dhe prej të drejtave që pasuria ka te poseduesi i saj është:
E para: Ta fitojë në mënyrë të lejuar e ta shpenzojë në gjëra të lejuara.
Ngase njeriu ditën e Kiametit do të qëndrojë para Zotit të tij dhe do të pyetet për pasurinë e tij se si e fitoi dhe ku e shpenzoi. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit Ditën e Kiametit, derisa të pyetet: Për jetën e tij si e harxhoi, për dijen e tij se çfarë veproi me të, për pasurinë e tij nga e fitoi dhe ku e shpenzoi dhe për trupin e tij ku e ka përdorur (shfrytëzuar).“[1]
Robër të Allahut!
Njerëzit në raport me pasurinë ndahen në disa kategori:
Kategoria e parë: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të lejuar dhe e shpenzojnë në gjëra të lejuar. Këta janë të shpëtuarit nga dënimi i Allahut Ditën e Kimaetit.
Kategoria e dytë: Janë ata që e fitojnë pasurinë nga gjërat e ndaluara dhe e shpenzojnë në haram.
Kategoria e tretë: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të lejuar dhe e shpenzojnë në gjëra të ndaluara.
Kategoria e katërt: Janë ata që e fitojnë pasurinë në formë të ndaluar dhe e shpenzojnë në gjëra të lejuara. Allahu nuk e pranon për tyre këtë shpenzim, sepse Allahu Madhëruar është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.
Ata që e fitojnë pasurinë nga kamata çfarë do t’i thonë Zotit të tyre Ditën e Kiametit?
Allahu Madhëruar atyre u thotë: “ Mos e hani kamatën shtesë mbi shtesë të shumëfishtë[2]”[3]
I Madhëruari thotë: “Kini frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur prej kamatës,[4] nëse vërtetë jeni besimtarë.”[5]
Po ashtu u thotë: “Allahu e çrrënjos kamatën[6] dhe i kultivon lëmoshat[7].”[8]
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Një dirhem që ha personi nga kamata, dhe ai e di këtë, është më e rëndë te Allahu sesa tridhjet e gjashtë herë imoralitet.”[9]
Po ashtu ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kamata ka shtatëdhjetë e tri degë (porta), më e lehta e tyre është sikur njeriu të bëjë marrëdhënie me nënën e tij.”[10]
Po ata të cilët e mbledhin (fitojnë) pasurinë me anë të rryshfetit, mashtrimit dhe vjedhjes çfarë do t’i thonë Zotit të tyre Ditën e Kiametit?
Po ashtu dhe ata që e fitojnë pasurinë e tyre duke mëkatuar ndaj Allahut.
“Tebsirul-Enam bil-hukuki fil-islam”
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Hadith autentik. “Sahihu et-tergib uet-terhib” (126)
[2] Ashtu si e hanit në kohën e injorancës para Islamit: kur dikush i jepte tjetrit një sasi të caktuar pasurie deri për në një afat të caktuar, pastaj vinte koha e kthimit të borxhit dhe ai nuk kishte ta kthente, i kërkonte shtyrje të afatit kundrejt një shtese mbi pasurinë e tij që mori borxh.
[3] Al-Imran, 130
[4] Mos e kërkoni pjesën e mbetur pa marrë nga shtesa e vendosur mbi kapitalin tuaj fillestar, por hiqni dorë nga kamata në çast dhe përgjithmonë.
[5] El-Bekare, 278
[6] E zhduk atë nga rrënjët dhe ia heq bereqetin, për të qenë shkak për katastrofa dhe kriza ekonomike.
[7] E shton pasurinë e atij që jep lëmoshë dhe i jep bereqet në pasurinë e tij, si dhe shpërblim të shumëfishtë në botën tjetër.
[8] El-Bekare, 276
[9] Hadith autentik. “Sahihu et-tergib uet-terhib” (1855)
[10] Hadith autentik. “Sahihul-Xhami” (3539)