Ebu Hurejra AbduRrahman bin Sahri (RadijAllahu anhu) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (SalAllahu alejhi ue selem) të ketë thënë:
“Ato gjëra që ua kam ndaluar mundohuni të largoheni prej tyre, ndërsa për ato që ua kam urdhëruar mundohuni t’i praktikoni sa të mundeni.
Arsyeja që i shkatërroi popujt që jetuan para jush ishin pyetjet e shumta dhe kundërvëniet ndaj pejgamberëve.”
Transmeton Buhariu dhe Muslimi