DËSHIRON TË JESH NJERIU MË I PASUR ?

0
213

“Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm…”
Domethënë: Të kesh kujdes e mos bjer në haram, sepse adhurues i Allahut nuk është vetëm ai që falet, agjëron, jep zekatin, e kryen haxhin, urdhëron në të mira dhe ndalon nga e keqja, por adhurues i vërtetë është ai i cili largohet nga gjërat e ndaluara, nga vrasja e atij të cilin Allahu e ka bërë haram të vritet përveçse me të drejtë, nga amoraliteti, pirja e rakisë dhe pijeve dehëse, kamata, kumari dhe ai i cili largohet nga dëmtimi i njerëzve, fyerja e tyre, mallkimi i tyre dhe cenimi i nderit të tyre. Mu për këtë Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Ruaju nga gjërat e ndaluara, do të jesh njeriu më i devotshëm.”
“… kënaqu me atë që Allahu ta ka ndarë, do të jesh njeriu më i pasur…”
Këtu, i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) na sqaron faktin se pasuri nuk është të kesh shumë pasuri e patundshmëri, porse pasuria në botëkuptimin e Islamit është që besimtari të jetë i kënaqur me atë që Allahu ia ka ndarë nga furnizimi i hallallit, e ai me një rast tjetër tha: “Nuk është pasuri të kesh shumë mall, por pasuri është pasuria e shpirtit.” Duhet që të punohen shkaqet e pastaj të mbështetesh në Allahun. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai është që ua bëri juve tokën të përshtatshme, andaj ecni në sipërfaqen e saj dhe hani prej begative të Tij, tek Ai është kthimi.” (Mulk 67, 15)
I Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sikur të mbështeteshit në Allahun përnjëmend, Ai do t’ju furnizonte ashtu siç e furnizon shpendin, i cili del herët në kërkim i uritur dhe kthehet i “ngopur.” Prandaj, besimtari i punon shkaqet e pastaj e arrin atë që i është caktuar dhe kënaqet me atë që Allahu i Lartë ia ka ndarë, e pikërisht kjo është pasuria e vërtetë në Islam.
LIBRI POROSI PROFETIKE
ABDULKADËR ARNAUTI ALLAHU E MËSHIROFTË

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here