SI ESHTE REHATIA E BRENDSHME?

0
217

REHATIA E BRENDSHME
A mund të ndjejmë ndonjëherë rehati? A ekziston në të vërtetë rehatia? Që të ndjejmë rehati të vërtetë shpirtërore dhe mendore, duhet ta kërkojmë atë.
A nuk është e vështirë që në disa situata të ndihesh rehat? Në fund të fundit, ka disa gjëra që na prishin rehatinë pothuajse të gjithë neve. Për shembull, a nuk është neveritëse kur ne jemi duke pushuar në shtëpi dhe papritmas i plas alarmi një makine? Ose kur e dëgjojmë goditjen e pikave të ujit? Si thua kur një mizë gumëzhimë pranë veshit tonë? Apo kur jemi në një fluturim të gjatë dhe dëgjojmë vazhdimisht të qara të foshnjave? Në kushte të këtilla, shumë prej nesh do të mendonim në vetvete: “Kam nevojë për pak paqe dhe qetësi!” Në fakt, sa më shumë që zgjat zhurma, aq më shumë vdesim për qetësi.
Të gjithë ne e kërkojmë rehatinë në gjëra të ndryshme; por çfarë është ajo që na jep rehatinë e vërtetë shpirtërore? Për t’iu përgjigjur kësaj: imagjino sikur je ulur në një plazh të qetë; një fllad i lehtë butësisht fryn në flokun tënd; rrezet e diellit ngrohtësisht po ta gudulisin lëkurën; e dëgjon zërin e ujit që përplaset rreth teje; e sheh diellin e portokalltë që perëndon… A do të ndiheshe i qetësuar shpirtërisht? Shumica prej nesh do të thoshim: “Po, në fakt, do të doja të isha atje që tani!” Por, çfarë nëse një ditë më parë, je lajmëruar se ke tumor në tru? Ulur në plazh, duke e ditur që ke vetëm edhe disa muaj për të jetuar, a do të ndjeheshe rehat? Disi, kjo skenë qetësie e paqeje nuk duket edhe aq e qetë e paqësore më!
Rehatia e jashtme është sikur një vegim. Nga larg duket se na jep rehatinë që e kërkojmë, por kur e shikojmë nga afër, e kuptojmë se nuk është e vërtetë. Relaksimi në plazh na u duk pamje mjaft e rehatshme, por dija mbi pasjen e tumorit të trurit e shpartalloi iluzionin tonë. Për ta shqyrtuar këtë më tej, parafytyroje shtëpinë tënde të ëndrrave. Ndoshta kjo shtëpi luksoze ka dhjetë dhoma gjumi? Plot makina të shpejta të parkuara në oborrin tënd mbretëror me rrugë private? Ndoshta edhe shërbëtorë për t’u kujdesur për punët tua? Përderisa e pikturojmë në imagjinatë shtëpinë tonë të ëndrrave, mund të mendojmë, “Jeta do të ishte aq e qetë, e rehatshme dhe paqësore në të!” Megjithatë, ka njerëz që jetojnë në këso shtëpish, por tmerrohen nga tingujt e alarmit të orës për çdo mëngjes, për shkak se janë mërzitur nga angazhimet e vazhdueshme dhe nga vet jeta. Sa më afër shtëpisë së ëndrrave të arrijmë, aq më shumë na qartësohet se jemi duke parë një vegim (iluzion).
Pse njohim njerëz që kanë gjithçka në dukje të jashtme, por që mendojnë se për këtë jetë nuk ia vlen as të zgjohemi nga gjumi? Nëse rehatia e jashtme nuk është e mjaftueshme, atëherë çfarë është ajo që na jep rehatinë e vërtetë?
Përgjigjja sipas islamit është e thjeshtë: ashtu siç kemi nevoja fizike për gjëra të tilla si uji, gjithashtu kemi edhe nevoja shpirtërore. Përmbushja e nevojave tona shpirtërore, na jep rehati të brendshme.
“…ata që kthehen tek Allahu, ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Kuran, 13:27-28
“Cilindo që kryen vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira që ka bërë.” Kuran, 16:97
Besimi sipas islamit është i bazuar në dy parime: t’i besosh Zotit është e logjikshme dhe se, ka arsye të shëndosha për të besuar se Kurani është Fjala e Zotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here