DISA POROSI TË PROFETIT, salAllahu alejhi ve selem

0
493

HADITHI:

Amr ibn Shuajbi transmeton nga babai i tij (Shuajbi ibn Muhamed), e ky nga babai i tij (Abdullah ibn Amr ibn As), Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Hani, pini, veshuni, jepni sadaka, larg mendjemadhësisë e shpërdorimit.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith është urdhëri i tij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, për njeriun që të ushqehet prej asaj që e ka furnizuar Allahu, të pijë prej asaj që e ka furnizuar Allahu, të veshet me atë që e ka furnizuar Allahu prej veshjeve të bukura.

Në origjinë gjërat e tilla janë të lejuara, falënderimi i qoftë Allahut, ngase Ai na i lejoi gjërat e mira dhe na i ndaloi të këqijat, kështu që njeriu duhet të ushqehet me llojet e ushqimeve që i ofrohen, qoftë edhe nëse është ushqim mesatar, ushqehet me atë që i lehtësohet të e arrijë. Dhe pi prej pijeve të mira e të shijshme si; uji, lëngjete e fruteve të mira, qotë prej rrushi apo prej hurme nëse nuk arrin deri në gradën e alkoolit, të gjitha janë pije të lejuara, pi prej saj ajo që i lehtësohet.

Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!” Sureja Muminun, 51.

Dhe i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu ka urdhërua besimtarët me atë që i ka urdhëruar profetit.”[2] Allahu thotë: “O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira!.” Dhe thotë: “O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që ua kemi dhuruar Na juve dhe nëse jeni adhurues të Perëndisë bëhuni falenderues të Tij.” Sureja Bekare, 172.

Kështu që, njeriu ushqehet me gjëra të mira e të shijshme, pi prej pijeve të mira dhe të shijshme.

Jep sadaka njerëzve e nevojtarëve.

(larg mendjemadhësisë e shpërdorimit), shpërdorim është çdo gjë që e tejkalon sasinë e mjaftueshme, të shton nga ushqimet e pijet e shumta, qoftë edhe pse janë të lejuara.

Përdallim nga shpenzimi pa vend, është shpenzim i gjërave në mëkate, qoftë edhe nëse është një dirhem i vetëm, Allahu thotë: “mos bën shpenzim të pavend. Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit.” Sureja Isra, 26-27.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ahmedi në (Musned, 6/245 me numër 6693) ibn Maxheh në (Sunen, 4/600 me numër 3604) dhe el Harith në (Musned, 2/607 me numër 571) Hakimi në (Mustedrek, 4/150 me numër 7188) Bejhakiu në (Shuabul Iman, 6/315 me numër 4251) e shënon edhe Buhriu në (Sahihun e tij 7/140) por pa zingjir të transmetimit. Shejh Albani e vlerësoi hasen – të mirë.

[2] E shënon Muslimi në (Sahihun e tij, me numër 1015)